Implementimi i Flamur Beqirit në vjedhjen spektakolare në Danimarkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e Flamur (Alex) Beqirit ka qënë në fokusin e mediave shqipatre e të huaja. Ai u eliminua me disa plumba të martën para shtëpisë së tij teksa kthehej pas një darke jashtë me familjen. Mediat britanike raportojnë se dyshohet se vrasja ka të bëjë me një mori eliminimesh mes grupeve të shqiptarëve për çështje të trafikut të lëndëve narkotike duke theksuar se Beqiri ishte ndër më të kërkuarit në Suedi.

Mediat angleze shkruajnë se Beqiri kishte lidhje me mafiozë të njohur e emra të njohur të botës së nëndheshme.

Beqiri, siç shkruan “Daily Mail” ishte shok me një person të përfshirë në një nga grabitjet më të famshme të ndodhura ndonjëherë në Danimarkë. Naief Adaui quhet personi, që ka arritur të vjedhë 8 milionë euro në një firmë sigurie, duke kryer edhe grabitjen me të madhe në historinë e shtetit danez.

Adaui ishte i ftuar mes të tjerësh në dasmën e Beqirit. Autoritetet flasin për një ekzekutim mafioz të shqiptarit, pas dyshimeve se është përfshirë në ngjarje kriminale. Adavi arriti t’i shpëtonte një atentati, por viktimë mbeti e dashura e tij, të cilës ai i la fëmijën e tij në krah dhe u largua me vrap.

Karolin Hakim mbeti e vdekur në vend nga të shtënat, por fëmija, një vajzë dy muajshe arriti të shpëtonte. Adaui tani ndodhet në burg. Në grabitjen e famshme të Danimarkës u përfshinë 20 burra, të cilët përdorën një bulldozër për të hedhur poshtë muret e ndërtesës e për të marrë paratë. Grabitësit ikën nga vendngjarje me makina të vjedhura, ndërsa Adaui ra në prangat e policisë pak kohë më vonë.

Mediat angleze edhe më herët kanë raportuar për vrasjen e Flamur Beqirit në Londër, duke u shprehur se ekzekutimi i tij ishte një atentat mafioz i mbushur me shumë dyshime. Po ashtu, u raportua se Beqiri kishte bërë edhe një dasmë luksoze, me personazhe të famshëm nga Britania e Madhe.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV