Norvegjia inaguron rrugën e parë me karikim “wireless” për makinat elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Norvegjia inaguron rrugën e parë me karikim me wireless për makinat elektrike. Ky projekt inovativ lejon automjetet të karikohen teksa lëvizin, falë një sistemi të inkorporuar në rrugë, duke eliminuar nevojën për të ndaluar në stacionet elektrike të karikimit.

Ky është një hap i rëndësishëm që autoritetet norvegjeze bëjnë për ruajtjen e mjedisit e nga ana tjetër duke ofruar një zgjidhje praktike për të përshpejtuar përdorimin e automjeteve elektrike. Kjo rrugë nuk është vetëm një arritje teknologjike, por edhe një simbol se si mund të evoluojë infrastruktura për një botë më të qëndrueshme.

Projekt inovativ është aplikuar në një segment rrugor prej 100 metrash, duke lejuar që automjetet elektrike të karikohen ndërsa janë në lëvizje. Programi pilot është caktuar të zgjasë për një vit dhe gjatë kësaj kohe performanca dhe efikasiteti i sistemit do të testohen me rigorozitet.

Rruga e parë e karikimit me valë në Norvegji për automjetet elektrike në Trondheim është instaluar nga Electreon Wireless, një kompani me bazë në Izrael./E.Ç

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV