Kredia e re për ndërtimin arrin vlerën më të lartë në të paktën 8 vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kredia për sektorin e ndërtimit i është kthyer rritjes këtë vit dhe ka prekur nivelet më të larta për të paktën tetë vitet e fundit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për shtatë muajt e parë të vitit, vlera e kredisë së re për këtë sektor arriti në 28.4 miliardë lekë, 39% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në total, portofoli aktiv i kredisë ka arritur vlerën e rreth 76 miliardë lekëve, në rritje me 7% krahasuar me një vit më parë.

Shifrat rekord të kredisë për ndërtimin po ndjekin ciklin pozitiv të sektorit, që në vitet e fundit ka qenë ndër kontribuuesit kryesorë të rritjes ekonomike. Gjithashtu, ndërtimi duket të jetë një ndër sektorët që po mbështet rritjen e shpejtë të kreditimit të ekonomisë gjatë këtij viti.

Megjithatë, në një masë të konsiderueshme kjo rritje mund të jetë e lidhur edhe me financimin e projekteve të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, të llojit të partneritetit publik-privat.

Falë një performance financiare mjaft pozitive në vitet e fundit, sektori bankar e ka shtuar oreksin për rrezik dhe po shfaqet i gatshëm edhe për ekspozime të mëdha në huatë korporative.

Për sa i takon ndërtimeve rezidenciale dhe atyre të pasurive të paluajtshme në përgjithësi sektori bankar, kredia në vitet e fundit ka përjetuar një cikël të ri rritjeje, i nxitur nga zhvillimet në sektorin e pasurive të paluajtshme, sidomos në kryeqytet dhe bregdet.

Vitin e kaluar kreditimi i këtij sektori pësoi një lloj frenimi, të lidhur edhe me ciklin e rritjes së normave të interesit dhe ngadalësimin e rritjes së çmimeve. Megjithatë, këtë vit duket se sipërmarrja dhe sektori bankar janë përfshirë nga një valë e re optimizmi, që duket qartë nga rritja me ritme shumë të larta të kreditimit.

Lexo edhe :  Pensionet/ Ish-kooperativistët s’do të përplasen më nëpër gjykata!

Rritja e shpejtë e kredisë, megjithatë, duket se po e shqetëson Bankën e Shqipërisë. Në Deklaratën e fundit të Stabilitetit Financiar, ditën e mërkurë, këshilli Mbikëqyrës theksonte se cikli i rritjes së shpejtë të kredisë duhet të ngadalësohet. Për këtë qëllim, në muajin qershor Guvernatori vendosi edhe aplikimin për herë të parë të një shtese kundërckilike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar.

Sipas të dhënave nga INSTAT, oferta e ndërtimeve vazhdon të jetë e lartë. Numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rënie dhe për gjashtë muaj janë dhënë gjithsej 938 leje ndërtimi, 29% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, sipërfaqja totale e lejeve të miratuara ka shënuar rritje me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera e ndërtimeve të reja, bazuar në të dhënat e lejeve, gjithashtu është rritur, me 4.2% më shumë krahasuar me një vit më parë./Monitor

Të fundit

Panik në aeroport! Merr flakë avioni, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Një avion pasagjerësh në Korenë e Jugut është përfshirë nga flakët e zjarrit, duke shkaktuar panik dhe kaos. Ngjarja raportohet...

U ndje keq gjatë seancës në gjykatë, avokati Gjovalin Ulndreaj ndërron jetë në spital

Avokati Gjovalin Ulndreaj, ka ndërruar jetë. Mësohet se avokati ka shfaqur probleme gjatë një seancë në Gjykatën e Apelit, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm...

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton ofrimin online të katër shërbimeve doganore

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ka realizuar me sukses testimet  për 4 shërbime...

Aeroporti i Tiranës çertifikohet për Nivelin 3 të Programit, Reduktimin e Karbonit

Ndryshimet klimatike janë tashmë një sfidë për të gjitha industritë në botë dhe qëllimi për të minimizuar impaktin mjedisor është kthyer në një mision...

Afganët në Shëngjin/ Zbulohet kush paguan shpenzimet pasi Trump pezulloi ndihmat

Shawn VanDiver nga organizata “AfghanEvac” në Washington në një intervistë për Top Channel, tregoi të hënën disa skenarë të mundshëm se si do të...

Lajme të tjera

Web TV