Teksa komenton zhvillimet politike në këtë rinisje të sezonit politik në kuadër të përgatitjeve të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, analisti Ben Andoni nuk beson se Partia Demokratike nuk është e përgatitur që mazhoranca do i japë atyre çështjen e koalicioneve.
“Ajo që dua të them është fakti se të dy partitë e mëdha nuk janë të interesuara për partitë e vogla. Ata e quajnë kontributin e partive të vogla me masën e votave që ato sjellin. Dhe ju e keni parë që ato me zor e sigurojnë një mandat deputeti dhe vetë këta nuk janë fare të interesuara.
Sa i përket lëvizjeve të reja në arenën politike, besoj se ato janë kthyer në shqetësim për partitë e mëdha”, theksoi ndër të tjera Ben Andoni në analizën e tij në një program televiziv.”/kb