Kamala Harris ka përfunduar në objektivin e adhuruesve të teorive të konspiracionit, pas debatit të zhvilluar me rivalin e saj në zgjedhjet presidenciale, Donald Trump.
Zv.presidentja aktuale e Shteteve të Bashkuara dhe kandidatja e demokratëve akuzohet se gjatë debatit me presidentin Trump ka mashtruar, duke përdorur një palë kufje në formë vathësh me perla, përmes të cilave ajo ka marrë direktiva se si duhet të përgjigjet dhe të sillet në momente të caktuara të përballjes.
Bëhet fjalë për një palë vathë kufje të quajtura Nova H1, të krijuar nga startup-i gjerman NOVA Products, shkruan A2.
Sipas faqes Kickstarter, vëthët kufje kapen në fund të veshit dhe e projektojnë tingullin nga brenda perlës drejt në kanalin e dëgjimit, pa lejuar interferimin e tingujve të tjerë, duke të dhënë një zë tepër të qartë.
Kamala në fakt kishte një palë vëthë të ngjashme me ato të Nova H1 në debatin e zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia më 10 shtator, por nëse ato janë kufje apo jo ua lemë ju të gjykoni./e.t