Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Të ngrihemi në këmbë për më shumë pushime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Me entuziazëm dhe frymëzim të pashembullt patriotik, Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të shtojë një tjetër festë zyrtare në kalendar.

2 marsi, dita kur Gjergj Kastrioti dhe princat shqiptarë u mblodhën në Lezhë, nën kujdesin e ambasadorit të Venedikut, për të vendosur fatet e kombit, do të jetë pushim zyrtar.

Se sa shumë kishin nevojë princat për një pushim pas gjithë atyre vendimeve të vështira, nuk mund ta dimë, por një gjë është e sigurt: sot më shumë se kurre qytetarët e këtij vendi, e meritojnë edhe një ditë tjetër pushim!

Siç duket nga lista e pafund e festave zyrtare, çdo muaj kemi nga dy deri në katër ditë pushime të garantuara për të “çliruar shpirtin” nga raskapitja në punë.

Pashkë Katolike, Pashkë Ortodokse, Bajram i Madh, Kurban Bajram, Dita e Verës, Nevruzi, Dita e Shenjt Terezës, dhe padyshim, Dita e Rinise, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Punëtorët mund të pyesin se pse Dita e Punës është pushim, por kjo është çështje tjetër.

Me shtimin e datës 2 mars si festë kombëtare, ky është momenti i artë që të bëjmë atë që dimë më mirë: t’i japim punës… një shans pushimi! Deputeti propozues ishte më se i qartë: “Ne vlerësojmë periudhën më të lavdishme të historisë sonë dhe duhet ta bëjmë këtë duke… pushuar!

Dhe në këtë bollëk festash, nëse ndonjë nga festat zyrtare përplaset me të shtunën apo të dielën, ne kemi zgjidhjen ideale: Pushimi kompensues. Nëse nuk ke arritur të pushosh në festën e Krishtlindjes sepse qelloi e dielë, mos u shqetëso: e hëna dhe e marta janë aty për ty! Siç thotë filozofia moderne: më shumë ditë pushimi, më shumë lumturi.

Lexo edhe :  Anti-fashizmi shqiptar ishte ‘pa dallim krahine, feje, ideje’, pra ishte pluralist

Më shumë pushime do të thotë më shumë kohë për të reflektuar mbi periudhat e lavdishme të historisë. A mund të imagjinohet një përkujtim më i mirë për Gjergj Kastriotin se një ditë e tërë për të mos bërë asgjë? Ai luftoi për lirinë, ndërsa ne e festojmë atë liri….

Por nuk ka pse të kufizojme veten përditët e pushimit: mund të shpallim pushim “Ditën e “Besëlidhjes së Arbërit,” Ditën e “Heroit të Panjohur që nuk e njohim, por e nderojmë,” dhe pse jo, Ditën e “Pse të mos pushojmë edhe këtë të enjte.”

E premtja mund të shpallet dita e pergatitjes për fundjavën.

Mund të shpallnin ditë pushimi edhe ditët kur jemi bërë miq dhe armiq me jugosllavet, rusët, kinezet.., por nuk mjaftojnë ditët e kalendarit Gregorian!

Tani që shumë punë do t’i bëj Inteligjenca Artificiale, dalin e teprojne tri ditë pune në javë. Boll kanë punuar njerëzit.

Ne duhet të jemi pararoje në rajon dhe me gjerë duke pushuar deri sa të lodhemi.

Eshtë koha që të ngrihemi të gjithë në këmbë .. për të pushuar!/    S,M

Të fundit

Rita Ora tregon sekretin e martesës së lumtur me bashkëshortin e saj

Duket festa pas ndarjes së çmimeve Emmy 2024 ka qenë një mundësi më shumë këngëtaren e “Let you love...

Oliver Röpke: Nuk mund të zhgënjejmë aspiratat e shqiptarëve për integrimin evropian

Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, po mban në Bruksel një deklaratë për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Röpke u shpreh se...

Serbia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë në Serbi, shkruan A2 CNN. Departamenti amerikan i Shtetit...

Rama nga Brukseli: Po avokojmë të jemi pjesë e Parlamentit Europian

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku po jep një deklaratë për mediat me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke. Rama: Komiteti...

“Komitet konsultativ për integrimin në BE”/ Rama: Lajm i mirë, që Brukseli ka zemër

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku po jep një deklaratë për mediat me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke. Rama: Mendojmë...

Lajme të tjera

Web TV