Pronat e paluajtshme/ Agjentja Imobilare: Ka interes të shtuar për zonat e bregdetit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e apartamenteve në Tiranë por jo vetëm janë rritur me 16%, ndërsa ka një rekord historik të kredive për shtëpi, por prona po shiten më pak.

Lidhur me këtë situatë, se çfarë po ndodh me pasuritë e paluajtshme në Shqipëri dha më shumë sqarime agjentja imobiliare Ilda Zaloshnja në Studio Live.

Ajo theksoi për Arbër Hitajn se pas viteve 2021, 2022, ku kishte një rritje të lart të çmimeve të pasurive të paluajtshme, tashmë ka një stabilitet të çmimeve.

Pas një rendje drejt majës rritjes së çmimeve goxha shpejt në 2021 2022, viti 2023 dhe ky tani kanë parë një stabilitet të çmimeve. BSH del me raporte që në gjykimin tonë, mendojmë nuk reflektojnë aq shumë realitetin. 2024 nuk ka parë rritje çmimesh në Tiranë. Por ka pasur interes në zonat e bregdetit që kanë parë rritje çmimesh. Me hapjen e tunelit, projekte në Dhërmi, qoftë dhe projekte në Sarandë, kanë parë interesin e shumë investitorëve që e shikojnë Shqipërinë si destinacion.’

Tirana nuk duket se ka më interesin e disa viteve më parë, pasi interesi i blerësve ka shkuar tek pronat në jug, pranë bregdetit.

‘Është e lidhur me interesin e lartë për Shqipërinë, ndërtimi i rrugëve të reja, tuneli , aeroporti i Vlorës, e kanë bërë Shqipërinë më të afërt për udhëtime, aq më tepër tani me projektet e bukura. Tirana këtë vit ka parë më shumë qetësi, kjo ishte e pritshme. Pasi kanë blerë shtëpitë e para dhe të dyta në tiranë, tanimë janë drejtuar bregdetit si destinacion i radhës.’

Në Tiranë, janë të paktë vendet ku apartamentet shiten me 4000-4500 euro metri katror, përveç disa pallatave në qendër.

‘Ka çik abuzim, ka ndërtime të caktuara në tiranë që nuk i kaloj në 10 gishtat e dorës që ofrohen me 4000 4500 euro nuk ka arritur më shumë. Pasi janë ndërtime shume luksoze. Flasim për qendrën, për vende si sheshi Skënderbej, prapa hotel Dajtit. Ndërsa përgjithësimet nuk bëjnë mirë asnjëherë. Qendra ka dhe me 2000 2500 euro metri katror, që nuk është shumë shtrenjtë, lidhur me rritjen e kostove të punës, pagave të punëtorëve të ndërtimit.’

Lexo edhe :  Grupet e para të emigrantëve dëbohen nga Shtetet e Bashkuara me aeroplanë ushtarakë

‘Kemi vënë re  në historikun tonë që prona që ka çmimin e duhur dhe e vendosur në pozicion, prona shitet dhe shumë shpejt. Ka zona në Tiranë ku pronat ikin brenda javës. Janë familjarë. Çifte të reja. Ka një qarkullim dhe kërkesë. Ndoshta për pronat e shtrenjta nuk është sa për të tjerat.’

Të huajt po shtojnë interesin për të blerë në Shqipëri, përveç europianëve edhe nga SHBA.

‘Shtetasit e huaj i tërheq bukuria e natyrës. Dhe shikojnë  çmimet realitivisht të ulëta krahasuar me vendet e tyre. Përgjithësisht janë kombësi si Polonia, Çekia, Sllovakia, gjermania. Kemi vënë re, që edhe nga Amerikan agjentët imobilarë atje kanë interesin e për Shqipërinë.’

Zaloshnja sugjeron zonat e reja për të investuar në Tiranë pasi në të ardhmen priten të marrin një hov të ri zhvillimi.

‘Zona e Paskuqanit po merr shumë interes sot. Ajo zonë do jetë zgjatim i bulevardit. Është me 900 metri katror. Niveli mesatar mund ta gjejë veten në zonat e reja, Paskuqani, Astiri, Yzberishti. Një mënyrë tjetër është të mos shikojnë ndërtimet e reja që po ndërtohen sot.’

Në fund Zaloshnja jep dhe një këshillë për çiftet apo për ata që duan të blejnë një shtëpi.

‘Të shkojnë në bankat mike të tyre dhe të shikojnë me të ardhurat që kanë deri në sa mund të kualifikohen për të blerë një pronë. Nëse banka i kualifikon nuk ka asnjë lloj pamundësie për të blerë një pronë në tiranë. Vetëm të jenë mendje hapur dhe të mos kërkojnë të gjithë në sheshin Skënderbej.’/kb

Të fundit

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Lajme të tjera

Web TV