Presidenti i SHBA Bill Clinton bashkon dy ish-armiq të hidhur, udhëheqësin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Yasser Arafat dhe kryeministrin e atëhershëm izraelit Yitzhak Rabin , në një përqafim . Është ora 11.43 e 13 shtatorit 1993 dhe ky është shtrëngimi i parë publik mes të dyve, pasi sapo u larguan nga Shtëpia e Bardhë ku ata vendosën firmat e tyre në një marrëveshje historike për zgjidhjen e konfliktit arabo-izraelit .
Pse Oslo? Negociatat – të njohura si “Marrëveshja e Oslos”, sepse kishin filluar në fshehtësi në kryeqytetin norvegjez gushtin e kaluar – parashikuan njohjen reciproke midis PLO dhe Izraelit , heqjen dorë nga përdorimi i dhunës për të krijuar një shtet palestinez dhe tërheqjen nga Gaza dhe territoret e tjera të pushtuara nga izraelitët në 1967.