Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Një Polovinë i pranishëm në vrasjen e Esat Pashë Toptanit në Paris

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth librit “Në emër të familjes” të Ylli Polovinës.

Janë 434 faqe të ilustruara edhe me fotografi. Botimi është i Arte Graphic, me drejtuese Artemida Arbri Nako. Në lëndën e rrëfyer privatisht të këtij libri janë të rreshtuara tematika të tilla si “Il comunismo é bavaglio del mondo”; Musolini në Berat; Qemal Stafa si i internuar në lagjen Sqollë të fshatit Mbreshtan në malin e Shpiragut; Xhemal Aranitasi; Zbulimi ushtarak italian në veprim; Margarita Tutulani me flamur në dorë; Portofoli i Ramiz Alisë; Revolveri i Kadri Cakranit; dashuri me Nizahetin; Vetura “Plimuth”; Myrteza Qafa, i thirrur shkurtimisht Myrto; Komunistja Urani Kudra me kapotë të shkurtër ballisti; Shënimi i Enver Hoxhës: “Çfarë faji ka i biri për gabimet e të atit?”; Drobonik, xhirime të filmit “Skënderbeu, luftëtar i madh i Shqipërisë”; Vexhi Buharaja dhe Gropa e Zhurit; Flamur Nallbani; Çvarrimi i Iljaz Vrionit; Shkatërrimi i sarajeve Vrioni”; Reshat Polovina, etj. Në fragmentin që kemi zgjedhur për gazetën “Fjala” personazh kryesor real është Galip Polovina, mbi tetë vite emigruar në SHBA, me një sprovë përkthimi të “Hamletit”, i shpallur “Qytetar nderi” i Beratit.

Për ta njohur sa më qartë personalitetin e tij lexuesit po i paraqitim edhe këtë dëshmi:

“Një Kanunore e Shoqërisë të Beratasve “Shpresa” u botua nga John Adams në Chicago në vitin 1922 si broshurë në 7 faqe.

Gazeta “The Albanian Journal”

(Zhurnali politik)

Dt. 2 Tetor 1922

Mbledhje e organizuar 19 gusht 1922

U formua Shoqëria “Shpresë” 19 gusht 1922

Komisioni nismëtar

1) Islam Chaco

2) Sulo Kondo

3) Skënder Nallbani

4) Refat Klosi

Kryesinë e mbledhjes

Kryetar Sulo Kondo (hapi mbledhjen)

Sekretar Galip Polovina

Miratimi i Kanunorit (Statutit)

Zgjidhet kryesia e Shoqërisë

Sulo Kondo kryetar

Galip Polovina sekretar

Refat Klosi arkëtar

Islam Shasko kontrollor

Skënder Nallbani anëtar

Sami H. Berati anëtar

Ibrahim Konarja i bëri urimin përshëndetës kryesisë së zgjedhur

U ngarkua Galip Polovina të formulojë Kanunoren

Kjo solli krijimin e Shoqërisë Shpresa

Kanunoren e botoi në redaksinë e gazetës “Dëshira Kombëtare” që dilte në Canton Ohio me kryeredaktor Sadik Skrevanin

Louisville 0.”

Fragmenti nga libri “Në emër të familjes”:

Vrasja e Esat Pashë Toptanit

Galip Polovina, i dyti, reflektonte për gjithçka dhe korrigjonte drejtim apo plan. Kishte dalë libri “Një krismë në Paris” dhe nipi i tij, Bajazit Shehu, e pati blerë dhe lexuar me një frymë. Dinte që Galip Polovina në udhëtimin e tij për të emigruar ekonomikisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte kaluar nga Parisi.

Një ditë u shkëmbyen në rrugë dhe Galua, siç thirrej shkurtimisht, i tha: “Si je, si shkon? Ke lexuar ndonjë gjë?”

“Sapo lexova “Një krismë në Paris”.

“E porosita, iu përgjigj Galipi, ma solli Stavri, shitësi i librarisë”.

Stavri e kishte shtëpinë në Mangalem, por pati kapërcyer gjysmën e Beratit për t’ia sjellë në “Murat Çelebi”.

“E lexova, i mëshoi fjalët Galua dhe nuk është e vërtetë ajo që shkruhet në të. Të vërtetën e di unë. Edhe një nga familja Dhelpra. Si edhe një beratas tjetër nga lagjja jonë.

Rrëfimi i Galip Polovinës ishte ky: “U nisëm nga Shqipëria. Kur mbërritëm në Paris nuk kishim më lekë për të shkuar deri në Amerikë. Sa patëm pasur qe mbaruar dhe nuk e hidhnim dot oqeanin përtej.

“Po ju e keni një mundësi, na thanë disa vendas, këtu në Paris është një pasha shqiptar”.

“Ku rri?”

“Në hotel “Continental”.

Vajtëm atje dhe pyetëm: “A është pashai Esat Toptani këtu?” “Është”.

“Ka ndonjë orar kur del?”

“Pas orës një”.

U ulëm tek një kanape në sallonin e hyrjes. Por shumë shpejt hyri një njeri, i cili më vonë u mor vesh se qe Avni

Rustemi. Me sa dukej na kishte dëgjuar tek ne tre beratasit bisedonim dhe për tu siguruar se qemë apo jo nga Shqipëria, shau shqip.

Ne qeshëm dhe ai na u afrua.

“Nga je ti, më pyeti, si quhesh?”

“Quhem Galo Polovina, i thashë, jam nga Berati”.

“Nga cila lagje?”

Iu përgjigjëm.

“Cilin prisni?”

“Pashanë”.

“Cilin pasha?”

“Esat Toptanin”.

“Kur del?”

“Andej nga ora dy”.

Pas kësaj Avni Rustemi u hoq mënjanë, bëri si indiferent.

Megjithatë Avniu nuk na la ta takonin pashain. I ra pam pam me dy plumba. Erdhi policia e të tre ne na mori, sepse emrin tim, Galip Polovina, Avniu e kishte shkruar në një bllok.

Na pyetën për ngjarjen dhe kur u bindën se nuk kishim asnjë lidhje me vrasjen e Esat Pashë Toptanit, na lanë të lirë”.

Sipas dëshmisë së Avni Rustemit përpara komisarit francez Eugene Jublen, ai ndodhej rastësisht përpara derës së hotel “Continental”, kur befas doli prej andej gjenerali.

Ishte ora 13.00 e 13 qershorit 1920.

Atë ditë mbushte 57 vjeç. Në festimin e ditëlindjes së tij kishte ftuar edhe të dashurën franceze Eliza. Referuar librit të Ilir Ikonomit “Esat Pashë Toptani. Njeriu, lufta dhe pushteti”, “Mbrëmjen e së shtunës, në Continental erdhi nga Nisa nipi i Esatit, Xhemil bej Vlora, për të cilin pashai kishte dashuri të veçantë. Nuk ishin parë prej një viti e gjysmë.

Atë ditë të diel, ai do të hante drekë me Xhemilin dhe Elizën në restorantin L’Escargot d’Or. Në orën një pa një çerek zbritën të tre për të shkuar tek automobili, që ishte parkuar në të djathtë të hyrjes së Continentalit. Esati kishte veshur një xhaketë gri, mbi të cilën mbante rozetën e Oficerit të Legjionit të Nderit dhe Kryqin francez të Luftës. Para se të dilnin, iu tha të dyve ta prisnin në automobil, sepse do të vonohej pak. Kur Xhemili, Eliza dhe shoferi ishin duke pritur, u dëgjuan dy krisma të forta. Nga pasqyra Xhemili pa një njeri me revolver në dorë përpara portës së hotelit. Të dy dolën nga automobili dhe u larguan me vrap, pa e kuptuar se ç’po ndodhte.

Lexo edhe :  "Më shkulej mishi nga trupi!"/ Dëshmia rrënqethëse: Ja si më torturonte policia serbe

Pak minuta më vonë u mësua se ishte vrarë Esat Pasha dhe njeriu që kishte shkrehur armën kishte qenë Avni Rustemi. Ky kishte qëndruar i fshehur pas njërës prej shtyllave të hyrjes në pritje të pashait. Me të dalë Esati nga porta kryesore, Avniu i kishte ardhur nga prapa dhe e kishte qëlluar nga një farë distance me një revolver Smith & Wesson, që mbante me vete. Plumbi, sa trashësia e gishtit, kishte depërtuar nën qafë, pranë shtyllës kurrizore dhe, kur trupi ishte duke u rrotulluar e po rrëzohej dhe viktima kishte ngritur krahët për t’u mbrojtur, Avniu e kishte qëlluar përsëri, kësaj here përballë, në anën e majtë të kraharorit, pothuajse në lartësinë e sqetullës. Esati kishte bërë disa hapa, kishte rënë në gjunjë dhe ishte rrëzuar buzë trotuarit. Ndërkohë që vrasësi e kishte lëshuar revolverin në tokë dhe po përpiqej të ikte, dy portierë e kishin mbërthyer prej gryke dhe shoferët e taksive, që ishin ndodhur aty pranë, e kishin gjuajtur me grushte në fytyrë. Ishte dashur ardhja e një polici që ata ta lëshonin. Avniu nuk kishte bërë asnjë rezistencë, por fytyra i ishte ënjtur dhe gjakosur nga goditjet”. Tre beratasit e nisur për në SHBA u financuan nga anëtarët e shoqërisë “Bashkimi” në Vlorë.  Bileta nuk qe për udhëtim në kabinë, por në depozitën e qymyrit të vaporit.

Një rrëfim i dytë

Në vitet shtatëdhjetë Galip Polovina pati ardhur për pak kohë në Tiranë tek familja e vajzës së tij të martuar me një ushtarak dibran, komandant i forcave të Burrelit. Në një nga ditët e qëndrimit në kryeqytet Galua bëri një vizitë në shtëpinë e Sokolit, nipit të tij. Në mbrëmje, ndërsa nuk e pyeti njeri për këtë temë, ai tregoi si ikën në emigracion për në SHBA.

Tha se për ta lënë Shqipërinë qenë katër a pesë vetë, beratas të gjithë, shumë keq ekonomikisht. Kur u grumbulluan për të nisur rrugë qanë. Tek ecnin dhe arritën në Rogozhinë një kalimtar i pyeti se për ku qenë nisur.

“Për në Francë”, u përgjigjën.

“Ruhuni mos ju rrahin!”, shtoi tjetri.

Mbërritën në kufi të Francës dhe më në fund në Paris.

Atje merrej bileta.

Ky udhëtim donte kohë të kryhej, sepse për transatlantikët e atëhershëm duheshin 15 ditë udhëtim.

Në pritje të tragetit beratasit kishin gjetur hotele të lira, paguar me pak franga dhe shtynin ditën me ndonjë pjatë makarona e rrinin lulishteve. Një ditë u erdhi një djalë i ri dhe elegant. I dëgjoi tek flisnin me njëri-tjetrin dhe i pyeti: “Shqiptarë jeni ju?”

“Po, shqiptarë”.

“Nga jeni?”

“Nga Berati”.

Djaloshi elegant filloi t’i pyeste me radhë.

“Kemi varfëri në shtëpi prandaj po shkojmë në emigracion në Amerikë”, shpjeguan ata.

“Sapo e kemi formuar shtetin shqiptar, shtoi ardhësi, dhe ky shteti ynë ka shumë nevojë për ju, sepse kemi shumë armiq. Shkoni po mos harroni të ktheheni prapë!”

“Kështu u kemi thënë edhe nënës edhe babës, sa të bëjmë ca para e do të kthehemi”.

Djaloshi elegant nxori një bllok dhe mbajti shënim. Pastaj shtoi: “Po ju bëj një pyetje. Në qoftë se këto ditë ju thërrasim të na jeni në përkrahje a bëheni me Shqipërinë”.

“Posi, ne me Shqipërinë jemi. Gati jemi”.

“Shumë mirë”, tha tjetri dhe pasi futi bllokun në xhep, u përshëndet dhe u nda me ta.

Një natë tek rrinin tek kthina e atij hotelit të varfër, ia teptisi policia dhe i kapi prej leckash.

I çoi në xhandarmëri. Beratasit që po rrinin nëpër lulishtet e Parisit vetëm për të pritur transatlantikun, nuk po merrnin vesh çfarë po ndodhte. Filluan të qanin. U thanë se një i ri shqiptar me emrin Avni Rustemi kishte vrarë Esat Pashë Toptanin. Ndërkohë për të mbajtur frymën deri në ditën e gjyqit u dhanë një pjatë supë që binte erë. Pas dy ditësh u erdhi në qeli një përkthyes, i cili u tha të mos mërziteshin sepse shoqata Vatra në Amerikë kishte gjetur dhe paguar avokatë për t’i mbrojtur. Ata kishin marrë përsipër të gjitha shpenzimet e tyre qoftë juridike qoftë për të ngrënë edhe pirë dhe në vend të supës së burgut filluan tu vinte pilaf e pula. Ua sillnin me tabaka. Çfarë të haje më parë? Më në fund erdhi dita e gjyqit. I rreshtuan të gjithë të pandehurit, edhe beratasit.

Këta më shumë kishin frikë nga një shtatvogël që bërtiste më shumë nga të tjerët, sepse prokurori fliste fare pak dhe dukej i parrezikshëm. U thanë se i shkurtri ishte avokati i tyre, prandaj të mos shqetësoheshin. Avni Rustemit i kishin marrë bllokun nga xhepi dhe policia i quante të gjithë emrat e shënuar atje si anëtarët e organizatës terroriste. Që kjo nuk qe fare e vërtetë e pohoi vetë Avniu. Sqaroi se beratasit ishin thjesht kalimtarë. Pas dy tri seancash përkthyesi u tha se do të rrinin në qeli deri sa të vinin xhandarët. Këta erdhën, u bërtitën të dilnin përjashta. Ata morën trastat dhe u bënë gati të dilnin në rrugën e madhe. Xhandarët u futën nga një shkelm bythëve dhe emigrantët beratas që mezi pritnin të kalonin oqeanin, ridolën në trotuar.

Dy gjysma të një të tëre

Duket sikur janë variante të ndryshme rrëfimi, por realisht janë e njëjta gjë e kushtëzuar nga koha dhe vendi kur janë treguar. Galip Polovina e ka mbajtur të fshehur faktin se bashkë me shokët e tij beratas shkuan ti kërkonin para Esat Pashë Toptanit, për të cilin nuk e dinin se konsiderohej tradhtar i kombit dhe me këtë arsye para syve të tyre revolucionari Avni Rustemi do ta vriste në mes të Parisit. I gjithë rrëfimi tek Sokol Komani është rrjedhë e vërtetë e ngjarjes. Galua thjesht ka treguar dy gjysma tek dy nipat e tij. Në rastin e këtij libri bashkimin duhet ta bëjë lexuesi.

Të fundit

Mosbindja civile filloi tek karrigia e Spiropalit dhe përfundoi tek kthesa e Rrogozhinës!

Juristi Kreshnik Spahiu ironizoi mosbindjen civile të opozitës dhe PD-së duke thënë se dështoi me dy protestat më të vogla...

SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi

Vetëm 1 në 8 biznese në vend ka paguar tatim mbi fitimin e realizuar gjatë vitit 2023. Ministria e Financave thotë se janë 15 mijë e...

Mosbindja civile/ Bylykbashi paralajmëron “përplasje”: Do sjellim një model ndryshe

Nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi deklaron se mosbindja civile do të vijojë. Ai tha se ka qenë “vendimi politik i grupit për të reaguar...

Probleme për Ancelottin, Militao këput ligamentin dhe mbyll sezonin përpara kohe

Real Madridi edhe zyrtarisht përmes një komunikate në rrjetet sociale ka bërë me dije se mbrojtësi brazilian Eder Militao ka pësuar këputje të ligamentit. Braziliani...

Rikthimi i tij do të “shkundë” botën!/ Çfarë dimë për politikën e jashtme të Trump?

Të martën republikani Donald Trump fitoi besimin e amerikanëve duke u bërë Presidenti i 47-të i SHBA-ve. CNN i ka kushtuar një artikull rikthimit të...

Lajme të tjera

Web TV