Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Hapja e urës në Mitrovicë, ja porosia e zyrtarit të NATO-s për Qeverinë Kurti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO-s, Thomas Goffus, i tha kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, se vendimi për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë duhet të merret “përmes dialogut dhe në bashkërendim” me bashkësinë ndërkombëtare, njoftoi NATO-ja të martën vonë.

NATO-ja njoftoi në uebsajtin e vet se Goffus, së bashku me komandantin për operacione civile të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Stefano Tomat, pati takime të ndara me Bislimin dhe me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, në margjinat e rundit të ri të bisedimeve mes dy vendeve të martën në Bruksel.

“Ndihmëssekretari i Përgjithshëm për Operacione bisedoi për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe shpalosi shqetësimet e sigurisë në rast të hapjes së mundshme për trafik të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Goffus theksoi nevojën për një “zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe afatgjate”.

“Ai nënvizoi se vendimet duhet të merren përmes dialogut dhe në kohë të duhur e në bashkërendim me bashkësinë ndërkombëtare, si dhe në një mënyrë që nuk e vë në rrezik komunitetin lokal apo trupat e NATO-s”, thuhet në njoftim.

Ai tha se KFOR-i ka prani mbi urë dhe po vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përrreth.

Qeveria e Kosovës njoftoi në fillim të gushtit synimet e saj për ta hapur urën mbi lumin Ibër edhe për qarkullim të automjeteve, pasi ajo është e hapur vetëm për këmbësorë.

Hapja e urës – e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe – u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara, BE-ja, por edhe nga vetë misioni i aleancës ushtarake, KFOR, të cilët thanë se ajo nuk duhet të hapet “në këtë kohë”.

Lexo edhe :  50 mijë € per ti fshehur tradhëtinë/ 41-vjeçarja shantazhon të moshuarin me foto intime

Serbët lokalë protestuan kundër hapjes së urës gjithashtu.

Prej atëherë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij është duke i vazhduar konsultimet dhe diskutimet me aleatët në lidhje me hapjen e urës.

Goffus ishte për një vizitë në Prishtinë në fund të gushtit, ku u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli dhe tha se shtimi i trupave të KFOR-it nuk ishte zgjidhja.

Ndërkohë, Bislimi dhe Petkoviq zhvilluan nga dy herë bisedime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili nuk arriti t’i bindë ata për një takim trepalësh me të martën në Bruksel.

Ata e akuzuan njëri-tjetrit për dështimin e takimit trepalësh. Bislimi tha se Serbia e “kushtëzoi agjendën e takimit me kërkesa të papranueshme për Kosovën”.

Por, Petkoviq e akuzoi Bislimin se nuk pranoi trepalësh për shkak të insistimit të palës serbe në tema si, Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Bislimi tha pas takimit se me Lajçakun kishte biseduar edhe për çështjen e urës, por nuk përmendi se kishte takim edhe me zyrtarin e lartë të NATO-s.

Ai tha se u pajtua me Lajçakun që Kosova dhe Brukseli të diskutojnë në të ardhmen edhe për mënyrën se si të veprohet me hapjen e urës mbi lumin Ibër, pa dhënë më shumë hollësi. S.B

Të fundit

Rritja galopante e bursave amerikane qysh nga humbja e Trumpit dhe përkrahësit e tij sot

Nga Eduart Zaloshnja Më 6 nëntor 2020, kur Fox News (i pari ndër rrjetet televizive amerikane) deklaroi se Trump e...

E pazakontë/ I iku avioni për në Shqipëri, 36-vjeçari futet në pistë dhe…

Një rast i veçantë u regjistrua në aeroportin e Memmingenit në Gjermani. Një 36-vjeçar u ndalua nga policia për shkak se u fut në pistë...

“Pas daljes nga BBV”/ Sara Gjordeni na zbulon këtë detaj për Bardhin

Sara Gjordeni dhe Bardh Idrizi prej disa kohësh po jetojnë së bashku. Çifti i cili pritet të bëhen prindër për herë të parë, ndajnë...

Mariah Carey është zhytur në miliona borxhe!

Mariah Carey mund të jetë duke jetuar në luks me apartamentin e saj mahnitës Tribeca, por financat e saj tregojnë një histori tjetër. Superylli...

Chiara Ferragni i përgjigjet Fedez dhe Tony Effe: Lërini fëmijët e mi të qetë

Pas disa orësh, Chiara Ferragni komentoi publikisht akuzat mes Fedez dhe Tony Effe. “Bëni çfarë të doni, por lërini të gjithë të qetë, mua dhe...

Lajme të tjera

Web TV