Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Sot je, nesër s’je!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Çfarë kuptimi ka jeta kur është kaq e shkurtër? A ja vlen gjithë ky mundim, tension, stres, për të arritur “objektivat” që i ke vënë vetes?

Mbrëmë Gerti Bogdani ishte në një studio televizive. Sot në mëngjes në kafe me shokët e tij. Nesër, miqtë dhe të njohurit do t’i japin lamtumirën e fundit. Ishte 44 vjeç.

Të njohur, por edhe të panjohur, miq dhe kundërshtarë politikë shprehën keqardhjen për ndarjen e beftë nga jeta.

Ndërrimi i jetës së Gerti Bogdani na kujton pa përsosmërinë dhe përkohshmërinë e jetës. Ndërsa rrekemi në rrugën tonë, shpesh të kapur nga rutina e përditshme, arresti kardiak i Bogdanit përveç shokimit ngre pyetjen e vjetër sa bota: Çfarë kuptimi ka jeta kur është kaq e shkurtër? A ja vlen gjithë ky mundim, tension, stres, për të arritur “objektivat” që i ke vënë vetes?

Gerti Bogdani ishte një njeri i angazhuar, një personalitet publik që nisi një karrierë të pasur në politikë në moshë shumë të re. I arsimuar në SHBA, drejtues në pushtetin lokal, drejtues i Forumit Rinor ne PD,  e deri te karriera si një deputet i respektuar, ai duket se e kishte gjetur kuptimin e jetës tek shërbimi publik.

Por, ndarja e parakohshme e Gertit tregon se pavarësisht sa shumë përpiqemi, asnjëri prej nesh nuk ka kontroll mbi kohën që i është dhënë. Hebrenjtë thonë se nëse do ta bësh Zotin të qeshë, tregoji se çfarë planesh ke për të ardhmen.

Bogdani, një i ri që e hasje gjithmonë me buzën në gaz, dukej se ditët më të mira i kishte përpara. Por ndarja e beftë na kujton që jeta nuk varet vetëm nga planet dhe ambiciet tona.

Lexo edhe :  Dhëndërr budalla

Ikja e parakohshme e Bogdanit, përtej dhimbjes së madhe për familjarët dhe miqtë, është një zile alarmi për këdo, e veçanërisht për njerëzit e angazhuar në shërbimin publik.

Ky moment na kujton një të vërtetë universale, të pranuar në librat e shenjte si në Kuran ashtu edhe në Bibël.

“Pasha kohën! Me të vërtetë njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, dhe që këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën dhe për durimin (Kuran, 103:1-3).

Në Bibël, Predikuesi 3:1-2 thotë:

“Gjithçka ka kohën e vet dhe çdo gjë nën qiell ka momentin e vet. Ka kohë për të lindur dhe kohë për të vdekur, kohë për të mbjellë dhe kohë për të korrur.”

Kuptimi i jetës është një nga pyetjet më të vjetra dhe më të thella që njerëzimi ka shtruar ndër shekuj.

Shkrimet  e shenjta, kuptimin e jetës e  shtrijnë përtej objektivave materiale!

Kuptimi i jetës është një nga pyetjet më të vjetra dhe më të thella që njerëzimi ka shtruar ndër shekuj. Greket e lashtë e shoshiten gjatë pyetjen dhe arriten në përgjigjen: “kërko lumturinë”

Mësimi nga shkrimet e shenjta dhe urtësitë e lashta është i qartë: kuptimi i jetës  nuk është thjesht ajo që duam/arrijmë, por tek fjala e mire, mirësia dhe emri i mirë që lëmë pas.

Gerti Bogdani do të mbahet mend si njeriu që asnjëherë nuk foli një “fjalë të keqe”

Një frymë larg e ka njeriu vdekjen, por harron…/  kb

Të fundit

‘Më jep 5 mijë euro’, i riu kanos vajzën dhe familjen e saj që të mos i publikojë fotot

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, Sektorin...

Keni bërë plane për këtë fundjavë? Nga reshjet tek temperaturat, si do të jetë moti

Vranësira, reshje, intervale të gjata me kthjellime dhe rritje temperaturash, të gjitha do i përjetojmë brenda kësaj fundjave. Në një lidhje direkte për Klan News,...

Kush do të sundojë në të vërtetë Evropën për 5 vitet e ardhshme

Në prezantimin e Komisionit të saj të ri, Ursula von der Leyen donte të nënvizonte se këtë herë ekzekutivi i saj do të punojë...

Kourtney Kardashian flet pro fjetjes në të njëjtin shtrat me fëmijët: Bëj atë që më vjen

Të flesh në një shtrat me fëmijët mund të jetë një temë për të cilën shumë prindër bien dakord dhe shumë të tjerë jo...

Marrëveshja për emigrantët/ Rama flet për median italiane: Kostot janë të qeverisë tuaj

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për median italiane “La7” është shprehur i bindur se Shqipëria e së ardhmes...

Lajme të tjera

Web TV