PSG kaloi 1-0 pengesën Girona. Goli i vetëm i takimit të mbajtur në Paris u realizua nga Mendes.
Në fillimin e pjesës së dytë, Ousmane Dembele rrezikoi dy herë në minutat 55’ dhe 62’, por nuk e gjeti rrjetën.
Në minutën e 77-të, PSG kërkoi penallti pasi në zonë me dorë luajti Ladislav Krejci, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, PSG shtoi sulmet drejt portës së Gironas.
Bë minutën e 82-të, Achraf Hakimi asistoi te Randal Kolo Muani, por as ky nga afër nuk shënoi.
Hakimi dhe Dembele po ashtu në minutën e 86-të, të dy dështuan për të shënuar.
Kur pritej që Girona të bënte debutim fantastik në Ligën e Kampionëve, në skenë doli Nuno Mendes i cili shënoi për 1-0 në të mirë të PSG-së.
⚽️ Nuno Mendes | Paris Saint-Germain 1-0 Girona pic.twitter.com/t5dDY7H0Yu
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 18, 2024
Koha shtesë nuk solli asgjë dhe PSG mori fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve./ D.C