Serbia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë në Serbi, shkruan A2 CNN.

Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur se marrëveshja do të zgjerojë mundësitë për kompanitë amerikane për të investuar në sektorin e energjisë në Serbi. “Investimet amerikane do të forcojnë partneritetin strategjik SHBA-Serbi”, thuhet në njoftim.

Marrëveshja u nënshkrua nga nënsekretari i Shteteve të Bashkuara për Rritje Ekonomike, Energji dhe Mjedisi, Jose Fernandez, dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç.

“Aftësia jonë për të punuar në energjinë e pastër, si dhe mundësia që kompanitë amerikane të investojnë në teknologjitë nga ajo fushë në Serbi, është diçka që ne e vlerësojmë shumë”, tha Fernandez pas nënshkrimit.

Ndërsa Gjuriç shtoi se marrëveshja do të lehtësojë kalimin në energji të gjelbër në Serbi dhe do të ofrojë mundësi më të mira për shfrytëzimin e energjive të pastra./e.t

Të fundit

Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që rrezikohen nga kanceri në gji

Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që janë të rrezikuara nga kanceri në gji, disa vjet para se të...

109 mijë spanjollë në Shqipëri! Shifrat e turizmit gjatë 2024,pritet të ketë rritje

Gjatë 2024 mes turistëve të shumtë nga e gjithë bota, vendin ynë u përzgjodh për të kaluar disa ditë pushimi nga 109 mijë turistë...

Emërtimi i rrugëve në Tetovë përplas qeverinë me autoritetet lokale

Emërtimi dhe ndryshimi i emrave të disa rrugëve në Komunën e Tetovës, ka hapur një debat të gjerë mes pushtetit qendror dhe atij lokal...

“Nuk ia kuptova hidhësinë…” Rrëfehet Flutura Açka: Noka, një xhentëlmen, miku im Bardhi?

Në një intervistë me gazetaren Bruna Çifligu, deputetja demokrate Flutura Açka ka bërë një përmbledhje të jetës së saj parlamentare në këto 4 vite...

Microsoft kërkon të blejë TikTok?/ Deklarata e Trump parashtron hipotezën e mundshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije se kompania Microsoft është në bisedime për të blerë aplikacionin TikTok. Kompania Microsoft ka refuzuar...

Lajme të tjera

Web TV