Prej orës 10:00 kanë nisur në hyrjen e Kuvendit homazhet për Gerti Bogdanin, ish-deputetin e Partisë Demokratike, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 44-vjeçare.
Përfaqësues nga Partia Demokratike, por edhe eksponentë të Partisë Socialiste kanë mbërritur për të shprehur ngushëllimet e tyre për të afërmit e Bogdanit.
Grupi Parlamentar i PD ka mbërritur fillimisht në ambientet e Kuvendit, ndërsa më pas përfaqësues socialistë si Elisa Spiropali dhe Taulant Balla janë paraqitur në homazhe.
Gerti Bogdani do të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit pasi humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme, në moshën 44-vjeçare. S.B