Këto janë pamjet e pasojave të motit të keq dhe përmbytjeve gjatë 24 orëve të fundit në Itali, rajoni verior në Emilia Romagna.
Më të prekura zonat e Bolonjës, Faneza, Rimini dhe Ravena.
Lumenj që vërshojnë rrëmbyeshëm pas mbi 200 mm shi që ra nga e mërkura deri ditën e sotme, (19 Shtator), rrugë dhe banesa të përmbytura, lumenj që dalin nga shtrati, toka nën ujë dhe dëme në miliona euro të shkaktuara.
Problematikë edhe në zonën e plazhit, ku dhjetëra hektarë me sipërfaqe bregdetare dhe plazhet proivate e publike janë përmbytur dhe dëmtuar.
Videoja e xhiruar nga lart me dron tregon rrugët e Faenza-s (në provincën e Ravenës) të përmbytura plotësisht, për shkak të përmbytjes së lumenjve Marzeno dhe Lamone, por edhe sipërfaqe të tëra me tokë, lulishte, pemëtari, godina publike dhe private.
Vala e përmbytjeve ka kaluar por nivelet e lumenjve mbeten shumë të larta dhe kryebashkiaku i Faenza, Massimo Isola, ka ftuar qytetarët të jenë të kujdesshëm:
“Shmangni bodrumet dhe bodrumet, qëndroni në katet e sipërme”, tha ai.