Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Dëshmia e mjekut: Unë e shpëtova gazetarin Bardhok Lala kur e masakroi SHIK-u!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ndihmësmjeku në klinikën Psikiatrike të QSUT-së tregoi për gazetaren Rudina Xhunga se si i shpëtoi jetën gazetarit Bardhok Lala, pasi ai u masakrua nga SHIK-u në maj të 1996-ës gjatë protestës që po mbahej në qendër të Tiranës.

Më poshtë dëshmia pas 28 vitesh e Gjin Lleshit, i cili strehoi dhe mjekoi në shtëpinë e tij gazetarin Bardhok Lala.

“SHIK-u ka masakruar shumë njerëz. Bardhok Lala është një nga ata që kam parë unë. Bardhoku e ka mbajtur të fshehtë që e shpëtova unë që mos më hapte probleme. Por unë nuk kam pasur frikë ndonjëherë në jetën time nga politikanët shqiptarë.

Bardhok Lala në vitin 1990 ka ardhur si infermier në psikiatri. Ishte djalë i mirë dhe e dija që punonte edhe me gazetat ato kohë. Një ditë ne shkuam bashkë në një grevë kundër atij shteti superfashist.

Ne kishim zënë pozicion pas Ministrisë së Mbrojtjes. Me ne erdhi edhe Bardhoku me një aparat fotografik me vete, ndërsa unë kisha një motor të vogël. Sa herë shkrepte foto m’i sillte mua të t’i fusja te motori për t’i ruajtur.

Pastaj filloi dhuna. Filluan të largohen njerëzit pas dhunës. Unë shkova në spitalin për të parë mos ka ndonjë ngjarje. Nuk kishte gjë. U nisa për në shtëpi. Vetëm kur më vjen një i njohur në shtëpi e më thotë:

“Urgjent se Bardhokun nuk e gjen gjallë! Është sipër Liqenit Artificial te një shtëpi përdhese”.

U nisa shpejt me motor. Kur shkova te shtëpia më dolën para dy burra. “Bardhokun desha”, u them.

“Pa vdekur ne si fis, Bardhokun ti nuk e merr”, më tha.

Bardhoku u thirri nga penxherja dhe më futën brenda. Kur e pashë, nuk e njoha. I gjithë trupi i nxirë dhe nuk lëvizte nga vendi. Shpejtim i pulsit, frymëmarrje e vështirësuar, sy, hundë dhe gojë ishin tërë gjak. Nuk prekej me dorë. U tmerrova.

Më vonë erdhi makina e gazetës ku punonte Bardhoku që ta çonim në Spitalin e Traumës. Ai nuk na shihte, se sytë i kishte mbyllur. Por vetëm fliste përçart. Kur nisëm ta çojmë për në spital më tha:

“Gjin ata e dinë se unë kam vdekur. Mos më çoni atje se do më vrasin. Mos më lër Gjin!”.

E morëm e çuam te shtëpia ime.

E futa në shtëpi, shkova me urgjencë në spital, mora mjekët edhe filluam serumin, mjekimin. Pastaj erdhën gazetarët nga jashtë. Ata thanë ta marrin Bardhokun edhe mua me familjen dhe të na çojnë në një vend evropian që të shpëtojmë:

“Asnjëherë në botë. Shqipëria është e jona, nuk ikim”, u thashë.

Vazhdoi mjekimin Bardhoku për dy tre ditë. Pastaj më tregoi kush e dhunoi sepse unë nuk e dija:

“Më morën, më futën në makinë, më kaluan në oborrin e Presidencës, më çuan te Liqeni Artificial, më hapën një gropë, më futën brenda të zhveshur dhe më rrahën me shkopinj. Pasi e panë që më ra të fikët, ikën se menduan se unë vdiqa”.

Atje duke rënkuar, e dëgjuan qytetarët, e morën e mbështollën me çarçaf edhe e çuan në shtëpinë e tyre. E shpëtoi ajo familje, afër liqenit. Nga ata e ka jeten, jo unë.

Kur e pa i ati pas 10 ditësh tha:

“Çfarë i bëre shtetit o bir? Perse nuk të vranë, por të bën kështu, i forti vret, ose fal”.

Një natë vjen njëri nga SHIK-u dhe kërkonte nëpër korridore. Dola edhe biseduam:

“Çfarë kërkon këtu? Ke ndonjë urgjencë?”, e pyeta.

-U qenke nga veriu ti! Po si je? Si i ke punët?

-Mirë!

-Më ka ardhur keq për atë shokun tënd.

-Edhe mua-

-Por ti e ke në dorë që ta rregullosh këtë punë?

-Po unë e kam në dorë. Njerëzit edhe gabojnë edhe unë jam për të zbutur situata, jo për të marrë pushkët. Nëse dikush e ka tepruar, ne jemi njerëz, nëse e ka vrarë shteti është përgjegjës shteti.

-Jo shteti bën punët e veta. Por ata që kanë dhënë urdhër…”, tha edhe iku.

Ai iku dhe pas dy ditësh më erdhi një tjetër:

“-Si je?

-Mirë.

-Qenke nga veriu ti. Po si i ke punët?

-Mirë.

-Kujdes, nuk ka shtet. Ke fëmijë?

-Po kam.

-Të ka ruajt Kisha e Laçit. Mos u ndje me shtetin se të marrin fëmijën e s’e gjen me.”

Unë kam një fëmijë. Kur të thonë këtë, ik e fli po të duash. Ky ishte shteti gangster, shteti fashist që kujtoj unë para se të ikja nga Shqipëria”, tregoi Gjin Lleshi. Sali Berisha, vazhdon ende dhe kërcënon gazetarët, këtë radhë nga maja e penxheres. “SHIK-u ka masakruar shumë njerëz. Bardhok Lala është një nga ata që kam parë unë. Bardhoku e ka mbajtur të fshehtë që e shpëtova unë që mos më hapte probleme. Por unë nuk kam pasur frikë ndonjëherë në jetën time nga politikanët shqiptarë. Bardhok Lala në vitin 1990 ka ardhur si infermier në psikiatri. Ishte djalë i mirë dhe e dija që punonte edhe me gazetat ato kohë. Një ditë ne shkuam bashkë në një grevë kundër atij shteti superfashist. Ne kishim zënë pozicion pas Ministrisë së Mbrojtjes. Me ne erdhi edhe Bardhoku me një aparat fotografik me vete, ndërsa unë kisha një motor të vogël. Sa herë shkrepte foto m’i sillte mua të t’i fusja te motori për t’i ruajtur. Pastaj filloi dhuna. Filluan të largohen njerëzit pas dhunës. Unë shkova në spitalin për të parë mos ka ndonjë ngjarje. Nuk kishte gjë. U nisa për në shtëpi. Vetëm kur më vjen një i njohur në shtëpi e më thotë: “Urgjent se Bardhokun nuk e gjen gjallë! Është sipër Liqenit Artificial te një shtëpi përdhese”. U nisa shpejt me motor. Kur shkova te shtëpia më dolën para dy burra. “Bardhokun desha”, u them. “Pa vdekur ne si fis, Bardhokun ti nuk e merr”, më tha. Bardhoku u thirri nga penxherja dhe më futën brenda. Kur e pashë, nuk e njoha. I gjithë trupi i nxirë dhe nuk lëvizte nga vendi. Shpejtim i pulsit, frymëmarrje e vështirësuar, sy, hundë dhe gojë ishin tërë gjak. Nuk prekej me dorë. U tmerrova. Më vonë erdhi makina e gazetës ku punonte Bardhoku që ta çonim në Spitalin e Traumës. Ai nuk na shihte, se sytë i kishte mbyllur. Por vetëm fliste përçart. Kur nisëm ta çojmë për në spital më tha: “Gjin ata e dinë se unë kam vdekur. Mos më çoni atje se do më vrasin. Mos më lër Gjin!”. E morëm e çuam te shtëpia ime. E futa në shtëpi, shkova me urgjencë në spital, mora mjekët edhe filluam serumin, mjekimin. Pastaj erdhën gazetarët nga jashtë. Ata thanë ta marrin Bardhokun edhe mua me familjen dhe të na çojnë në një vend evropian që të shpëtojmë: “Asnjëherë në botë. Shqipëria është e jona, nuk ikim”, u thashë. Vazhdoi mjekimin Bardhoku për dy tre ditë. Pastaj më tregoi kush e dhunoi sepse unë nuk e dija: “Më morën, më futën në makinë, më kaluan në oborrin e Presidencës, më çuan te Liqeni Artificial, më hapën një gropë, më futën brenda të zhveshur dhe më rrahën me shkopinj. Pasi e panë që më ra të fikët, ikën se menduan se unë vdiqa”. Atje duke rënkuar, e dëgjuan qytetarët, e morën e mbështollën me çarçaf edhe e çuan në shtëpinë e tyre. E shpëtoi ajo familje, afër liqenit. Nga ata e ka jeten, jo unë. Kur e pa i ati pas 10 ditësh tha: “Çfarë i bëre shtetit o bir? Perse nuk të vranë, por të bën kështu, i forti vret, ose fal”. Një natë vjen njëri nga SHIK-u dhe kërkonte nëpër korridore. Dola edhe biseduam: “Çfarë kërkon këtu? Ke ndonjë urgjencë?”, e pyeta. -U qenke nga veriu ti! Po si je? Si i ke punët? -Mirë! -Më ka ardhur keq për atë shokun tënd. -Edhe mua- -Por ti e ke në dorë që ta rregullosh këtë punë? -Po unë e kam në dorë. Njerëzit edhe gabojnë edhe unë jam për të zbutur situata, jo për të marrë pushkët. Nëse dikush e ka tepruar, ne jemi njerëz, nëse e ka vrarë shteti është përgjegjës shteti. -Jo shteti bën punët e veta. Por ata që kanë dhënë urdhër…”, tha edhe iku. Ai iku dhe pas dy ditësh më erdhi një tjetër: “-Si je? -Mirë. -Qenke nga veriu ti. Po si i ke punët? -Mirë. -Kujdes, nuk ka shtet. Ke fëmijë? -Po kam. -Të ka ruajt Kisha e Laçit. Mos u ndje me shtetin se të marrin fëmijën e s’e gjen me.” Unë kam një fëmijë. Kur të thonë këtë, ik e fli po të duash. Ky ishte shteti gangster, shteti fashist që kujtoj unë para se të ikja nga Shqipëria”, tregoi Gjin Lleshi.

Lexo edhe :  Një shtrëngim duarsh historike midis Izraelit dhe Palestinës/ Marrëveshjet e Oslos

/e.t

Të fundit

Presidenti Biden pret homologun Zelenskyy në 26 shtator, çfarë pritet të diskutojnë

Presidenti Joe Biden do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë në 26 shtator, për...

Skandali i At Nikolla Xhufkës, trondit gazetari: Prifti na kërkoi edhe…

Shokon gazetari Eraldo Harlicaj teksa rrëfeu detaje në lidhje me skandalin ku u përfshi prifti At Nikolla Xhufka. Gazetari tha se prifti ka kërkuar...

Berisha zbulon arsyen përse nuk emëroi asnjë grua si drejtuese qarku

Pak ditë më parë PD zgjidhi drejtuesit politik të qarqeve, ku u vure mungesa e femrave, gjë që nuk kaloi pa debat dhe në...

A do të ketë bashkëpunim në zgjedhjet e 2025 me Ilir Metën? Ja si përgjigjet Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një intervistë për një emision televiziv. I pyetur për raportet që ka me Presidentin...

Arbër Çepani flet mes lotësh: Gerti ishte mali ynë, nuk e shpëtuam dot!

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një lajm tronditës për të gjithë. E gjithë shoqëria e tij, kolegët por dhe qytetarët që...

Lajme të tjera

Web TV