Kina kundërshton thirrjen për një hetim mbi origjinën e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina ka refuzuar thirrjet për një hetim të pavarur ndërkombëtar për gjetjen e origjinës së koronavirusit të ri, Covid-19 që iu ka marrë jetën mijëra personave në të gjithë botën.

Një zyrtar i lartë kinez në Mbretërinë e Bashkuar deklaroi se kërkesa të tilla janë të motivuara politikisht dhe mund të tërheqin vëmendjen e Kinës për të luftuar pandeminë.

Informacioni rreth origjinës së Covid-19 dhe mënyrës se si ai u përhap në fillim mund të ndihmojë vendet për të përballuar përhapjen e sëmundjes. Virusi mendohet të këtë shpërthyer nga një treg ku tregtoheshin kafshë të egra në qytetin e Wuhan. Ndërkohë që në një raport të Bashkimit Europian akuzohet Kina për përhapje të dezinformimit rreth krizës që po shkakton koronavirusi.

Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka sulmuar disa herë Kinën për mënyrën se si e ka përballuar pandeminë, ndërsa shteti i Missourit pritet të ngrejë një padi ndaj qeverisë kineze, të cilën e akuzon se nuk ka bërë aq sa duhet për të mos lejuar virusin të përhapet./BBC

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV