“Provoje dhe njëherë të më vesh gjobë, po s’të vrava”, përleshja në Korçë që solli plagosjen e policit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet përplasja e punonjësit të policisë Spartak Zotka me Ilirjan Famën, njeriu të cilin 20 ditë më parë e kishte gjobitur 100 mijë lekë të vjetra.

Zbardhen detaje të tjera rreth konfliktit në Korçë, ku efektivi i policisë Spartak Zotka, u qëllua me thikë nga një banor i këtij qyteti, i cili quhet Ilirjan Fama. Ky i fundit ishte gjobitur në datën 4 prill 2020 me 100 mijë lekë të vjetra gjobë dhe kjo masë administrative, ishte vendosur pikërisht nga punonjësi i policisë së Korçës, Spartak Zotka.

Mirëpo Zotka, 20 ditë pas vendosjes së gjobës ndaj Ilirjan Fama, në datën 24 prill 2020 ka konstatuar sërisht këtë të fundit, teksa po qëndronte në një stol në qëndër të qytetit, në vendin e quajtur “Kulla”. Ilirjan Fama, sapo ka parë efektin e policisë ka filluar ti flaës duke i thënë fjalët “…provoje dhe një herë të më vësh gjobë, pos të vrava…” dhe është ngritur nga stolid he ka shkuar në drejtim të punonjësit të policisë.

Sapo i është afruar dhe pa i folur fare, ai direkte ka goditur në pjesën e fundit të qafës me një thikë të vogël. Si pasojë e këtij konfrontimi fizik mes punonjësit të policisë dhe Ilirjan Fama, personat që ishin të pranishëm në qëndër htë Korçës, kanë ndërhyrë duke përpjekur ti ndajnë, dhe në fakt kanë arritur të shmangin konfliktin.

Mirëpo Ilirjan Fama, ka vrapuar në drejtim të teatrit të Korçës, ndërkohë që është ndjekur nga punonjësi i policisë. Sapo ky i fundit e ka arritur, rezulton se Ilirjan Fama, është kthyer përballë policit dhe sërisht e ka goditur këtë të fundit me një thikë të vogël, në faqe duke e gjakosur. Ndërsa Fama është larguar me vrap në drejtim të banesës së tij, aty ku dhe tre efektivë të tjerë të policisë së Korçës, kanë mundur të arrestojnë.

Lexo edhe :  Vuçiç provokon vendet fqinje, presidenti serb

Ndalimi i Famës nuk ka qenë i lehtë, pasi ai ka shfaqur rezistencë fizike disa herë, duke kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, të cilët i ka sharë dhe goditur me shkelma disa herë. Mirëpo pas arrestimit dhe shoqërimit të Ilirjan Fama në komisariatin e Korçës, ai është marë në pyetje dhe ka dhënë sqarime lidhur me konliktin që kishte lindur me Spartak Zotkën. “…kam qënë vetëm në qëndër të Korçës dhe jam ulur në një stol.

Gjatë kohës që unë po qëndroja, ka kaluar Spartak Zotka,i cili ishte civil dhe po më provokonte duke më thënë se do të të njxer në komision dhe më shau nga familja. Në këtë moment unë jam ngritur nga stoli, i jam afruar dhe jemi përleshur fizikisht trup më trup me njëri-tjetrin.Gjatë goditjes me grushta, kanë ndërhyrë dhe persona të tjerë dhe na kanë ndarë.

Gjatë momentit që jemi përleshur me grushta,unë mbaja në dorë çelësat e shtëpisë dhe ka shumë mundësi që ta kem goditur me çelësa dhe jo me thikë. Në momentin e sherit nuk pasur asnjë thikë me vete, por vetëm çelësat e shtëpisë…”-ka treguar në polici Ilirjan Fama. Për të provuar këtë alibi, në polici i arrestuari Fama, ka dorëzuar dhe tre çelësa shtëpie.

Ndërkohë nga ana tjetër, policia në momentin e arrestimit të tij në banesë sekuestroi një thikë, të cilën e ka çuar për ekspertim. Pritet që në ditët në vijim Ilijan Fama të dali para gjykatës së Korçës ku do të njihet me masën e sigurisë arrest në burg për akuzën e “Vrasjes së punonjësit të policisë” mbetur në tentativë, “Kundërshtim me dhunë të forcave të rendit” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të ftohta”./Fjala.al/

Të fundit

Jep dorëheqjen kancelari austriak Karl Nehammer

Kryetari i Partisë Popullore të Austrisë (OVP) dhe kancelari, Karl Nehammer njoftoi se negociatat për koalicion mes partisë që...

Si të lehtësoni dhimbjen e kokës pas nje nate jashtë

Le ta pranojmë, pushimet dhe ndryshimi i stinës shpesh nënkuptojnë argëtim, vallëzim, pije dhe sigurisht një natë jashtë. Dhe pas një nate të tillë, mëngjesi...

Qeveria plan kombëtar për kufizimin e makinave disa ditë të javës

Qeveria po shqyrton një plan kombëtar për kufizimin e lëvizjes me makina në disa ditë të javës. Plani synon të përafrojë Shqipërinë me politikat e...

Sa më i madh halli, aq më e rëndë gjuha linçuese

Nga Namir Lapardhaja "Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit), Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet. E mendon se...

Pesë ndryshime të vogla në dietën tuaj që do të rrisin menjëherë energjinë

Ndiheni shpesh të lodhur në punë, pavarësisht se keni pushuar mirë dhe konsumuar mjaftueshëm ujë? Ndiheni shpesh të lodhur në punë, pavarësisht se keni pushuar...

Lajme të tjera

Web TV