Julia Ilirjani për betejën me kancerin: Nuk dija si ta menaxhoja pa rënë në dëshpërim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja Julia Iliriani ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Se Luan Topi” ku dhe ka rrëfyer shumë të pathëna më herët nga jeta e saj. Mes emocioneve dhe lotëve Julia ka zbuluar dhe betejën e rëndë me kancerin.

Julia ka treguar momentin kur dhe kuptoi që vuante nga melanoma dhe fatmirësisht ka arritur që ta luftojë këtë sëmundje të rëndë. Ndër të tjera aktorja tha se aktualisht është në monitorim dhe kështu do të vijojë të jetë pasi është një sëmundje që rishfaqet sërish dhe duhet të mbahet nën kontroll.

“Më është ftohur trupi dhe jam ngrirë kur më marrin në telefon nga spitali dhe diagnostikohem me sëmundjen më të keqe, që ishte. Më thonë që duhet të bësh një analizë me mjekun sepse analizat nuk kanë dalë mirë.

Ka qenë një melanomë shumë e avancuar dhe e egër. Kam ngrirë, nuk arrija të kuptoja as se ku isha, as se çfarë po ndodhte. Në kokë të vërshojnë një mijë gjëra që nuk është frika ndaj vdekjes. Aty e kuptova që nuk ishte frika ndaj vdekjes, e para ishte për vajzën, ‘çfarë do ndodhë, kujt do t’ia lë?’, mendimi i dytë më vinte për prindërit, nuk është normale të iki fëmija para prindit.

Nuk dija si ta menaxhoja, nuk doja të bija në dëshpërim. Mjeku më tha që duhet të futesh me urgjencë në sallë operacioni. I thash jo, ‘më duhet të takoj prindërit’, por nuk u tregova asgjë. I thashë ‘do iki dhe do lë orar pas pushimeve’. Imë motër i tregoi.

Sot mendoj që jam mirë, jam akoma në monitorim dhe do jem gjithë jetën time. U bënë fiks 5 vjet, shpresoj të bëj 10 vjet pa asnjë lloj rikthimi”, rrëfeu aktorja. S.B

Të fundit

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

Tetë pasagjerë, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u lënduan pasi një fluturim i Ryanair-it nga Berlini drejt Milanos u detyrua...

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së fundmi ndaj tij. Përplasja filloi kur...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në platformën sociale X, në pronësi...

Lajme të tjera

Web TV