Kombëtarja shqiptare e futbollit rikthehet në fushë në muajin tetor, në 2 duelet e radhës në Ligën e Kombeve. Të besuarit e Sylvinhos luajnë dy përballje në transfertë, ndaj Cekisë dhe Gjeorgjisë, teksa në nëntor, mbyllin rrugëtimin në Ligën e Kombeve në shtëpi. Këtë të diel, FSHF bën me dije se kanë dalë në shitje biletat për përballjen me cekët e cila luhet në “Epet Arena” më 11 tetor ora 20:45.
Në dispozicion të tifozërisë kuqezi janë lënë 5 sektorë, ndërsa biletat variojnë nga 19.5 deri në 35.5 euro. Ashtu si edhe më herët e kanë treguar, tifozët shqiptarë pritet të jenë të shumtë në këtë ndeshje, e cila ka një rëndësi të veçantë për kombëtaren tonë, që vjen pas asaj humbje me rezultat minimal ndaj Gjeorgjisë në Air Albania.
Sa i përket rrugëtimin në Nations League, Shqipëria do të luajë dhe 4 përballje, ku më 19 nëntor mbyllet zyrtarisht faza e grupeve me duelin Shqipëri-Ukrainë. Deri më tani në 2 ndeshje të luajtura, Shqipëria ka 1 fitore dhe 1 barazim, duke u renditur e dyta, pas Gjeorgjisë me pikë të plota. Në rast se skuadra jonë kombëtare do të renditej në vendin e parë, atëherë do të ngjitej menjëherë në Ligën A, por gara duket e fortë deri në përfundim./ S,M