Covid-19/ PDIU: Situata në vend po mbërrin nivele absurde

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PDIU ka reaguar sot ndaj situatës të krijuar në vend për shkak të koronavirusit dhe faktit se pavarësisht se vendi ka qenë i izoluar për 7 javë, shifrat vazhdojnë të rriten çdo ditë e më shumë.

Sipas PDIU kjo situatë është absurde dhe thekson se përgjegjësia është e gjitha e qeverisë që la hapur fasoneritë.

Reagimi i PDIU:

Sot numri i të infektuarve arriti shifrën më të lartë përgjatë këtyre 7 javëve. Pas 7 javësh izolim shqiptarët do duhej të kishin mbyllur edhe numrat e vegjël me të cilat situata u paraqit qysh në fillim. Të infektuarit vijnë nga lënia hapur e fasonerive dhe nga shpërndarja në burgje, të cilat janë përgjegjësi direkte e qeverisë.

Rregjimi i Facebook-ut që nuk linte orë pa dalë në media për ti treguar shqiptarëve malet me të vdekur e të tmerronte fëmijë e të moshuar, ka ditë që hesht e nuk thotë asnjë fjalë për vendimet personale, për lënien hapur të fasonerive dhe call-centerave.

Në kohën kur në shtëpi mbylleshin të moshuar e fëmijë, burra e gra që mundet edhe të kishin vende pune me shumë pak njerëz, rregjimi lejonte që qindra vetë të punonin në kushte ku nuk sigurohej asnjë mundësi distancimi.

Situata rëndohet edhe më shumë nga shtimi i ritmit të vjedhjes përmes tenderave që shpallen secret, e ku letra higjenike po përbën një sekret të madh shtetëror. Abuzimet vazhdojnë të rriten ndërsa vendimarrja vazhdon të çorientoje cilindo qytetar të këtij vendi. Në ditët në vazhdim do kemi një komunikim të përditshëm e do denoncojmë çdo arbitraritet që rëndon në kurriz të shqiptarëve dhe bizneseve ne vend.  I bëjmë thirrje Prokurorisë të dalë nga vetizolimi dhe të hetojë, pasi niveli i absurdit të situatës dhe dëmi në ekonominë shqiptare po çon vendin drejt falimentit./Fjala.al/

Të fundit

“Nesti Angoni është Blendi Gonxhe. Ai bëhet kryetar bashkie”

"E ka thënë Veliaj brenda qelisë, që Blendi Gonxhe është Nesti Angoni. Se kush e ka bërë puçin, këtë...

Rusia sulmon dhe liron! Sulmet ajrore vrasin 12 persona në Ukrainë

Rusia ka nisur një sulm masiv ajror ndaj Ukrainës, duke përdorur 367 raketa dhe dronë. Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 12 civilë kanë humbur...

Trajneri Inzaghi largohet nga Interi pas ofertës marramendëse!

Ebujshme! Simone Inzagi do të jetë trajneri i ri i Al Hilal. Në Arabinë Saudite e bëjnë të kryer marrëveshjen mes palëve, që e...

Dorëheqja e kupolës së PD dhe bashkimi i opozitës, urgjente për shërimin e demokracisë

Nëse llogarisim vetëm votat brenda Shqipërisë, pa përfshirë diasporën, rezulton se votat anti-Rama në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin gjithsej 673 mijë. PD dhe...

Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

Lajme të tjera

Web TV