Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Spiro Shano u largua nga kjo botë, por do të kujtohet gjatë…/ Nga Kastriot Kotoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spiro Shano u largua nga kjo botë, por do të kujtohet gjatë…

Nga Kastriot Kotoni

Ndarja nga jeta e një njeriu është ngjarje e trishtë për të gjithë ata që kishin lidhje me të ndjerin, ajo krijon historinë e re të ndryshimit të foljes: është në ishte, por veprimtaria e tij në jetë, gjurma që ai ka lënë në ambientin shoqëror dhe në opinonin publik janë të rëndësishme. Në arealin e historisë së sportit shqiptar ikja parakoheshme e “Mjeshtrit të madh’’ Spiro Shano në moshën 73 vjeçare, do i lerë një boshllëk të madh familjes, miqve dhe shokëve, padiskutim edhe botës së sportit dhe veçanërisht asaj të basketbollit shqiptar. Spiro qysh në fëmijëri u ndesh me humbjen e babait të tij Theollori Shanos, iu desh të përballonte vështirësitë e jetës me dy motra e dy vëllezër nën edukatën e mamasë së tij Sofies. Ai e deshte sportin qysh në fëmijëri dhe fal shtatit tij të lartë u diktua nga mjeshtri Muhamet Përmeti, për t’u afruar pranë ekipit të rinjëve të ‘’Dinamos’’. Djaloshi Spiro fillon me një punë titanike stërvitjen individuale dhe shumë shpejt meriton të veshi fanellën me numrin 11 të ekipit të parë të ‘’Dinamos’’ me trajner të madhin Feti Borova. Vetë fillimi i sportit të basketbollit i dedikohet viteve 1947, kur Federata e Basketbollit Shqiptar (FSHB), pranohet në Federatën Ndërkombëtare të basketbollit (FIBA) dhe falë Fetiut me shokë të cilët talentit dhe punës vunë gurët e parë në themelet e basketbollit shqiptar. Spiro Shano me ekipin e tij tregon vlerat më të mira individuale në rolin e qendrës dhe shumë shpejt ekipi i “Dinamos renditet mes katër ekipeve më mira të vendit. Ekipet e Partizanit dhe të 17 Nëntorit ishin rivalet e kohës dhe mbështeteshin në lojtarë kualitativ ndaj edhe hyrja e “Dinamos në këtë rivalitet nuk ishte rufe në qiell të hapur, ishin pjekur rethanat për të ardhur një brez plotë perspective dhe me ego të lartë sportive. Janë vitet kur ekipi i “Partizanit” shfaqet në arenën ndërkombëtare me dinjitet dhe në përbërjen e tij kishte lojtar të kalibrit ndërkombëtar si Agim Fagu, Kastriot Mushi, Kushtrim Zaçe, të ftoheshe si përforcues i këtij ekipi të madh jo vetëm duhej të ishe dikushi, por edhe të kontriboje në kthimin e ndeshjes si një qendër e pazevendësueshme deri në atë kohë si Spiro Shano i cili mori me meritë nofkën ‘’Menegini i basketbollit shqiptar’’, një emër i madh i basketbollit botëror, siç ishte basketbollisti italian i viteve 1950-1974. Tashmë 21 vjeçari ‘’dinamovit’’, Spiro Shano bëhet anëtar i ekipit kombëtar me trajner Feti Borovën. Vitet e arta të ngritjes së basketbollit shqiptar mbajnë edhe djersën e mundin e Shanos në fushat e salallat e pallateve të sportit, jashtë edhe brenda vendit. Takimet me ekipin e ‘’Partizanit’’ në Hollandë, Belgjik, Francë, itali, Hungari, Kinë dhe me ato të ekipit kombëtar në Çekosllavaki, Greqi, Kinë, Kore e shumë vende të tjera. Spiro Shano ka mbi 100 takime ndërkombëtare të regjistruara në karierën e tij sportive me shiritin e kapitenit të skuadrës.Kualifikimet në 8 skuadrat më të mira të Europës natyrisht kishin edhe ndihmën e qendrës Shano. Janë vitet 1974-1976 dhe 1977, kur ky ekip i madh si ‘’Partizani’’ afirmohet si një nga rivalët më të rrezikshëm me skuadrat e nivelit botëror qofshin ato të ish Jugosllavisë, por edhe ato europiane. Gjithashtu edhe në rrafshin ndëkombëtar me ekipin  kombëtar, ku padyshim shkëlqente edhe mjeshtri  Spiro Shano me shokë. Spiro e vazhdoi basketbollin deri në vitin 1987, pra në një hark kohor prej 20 vjetësh, ai i përballoi këto vite me një këmbëngulje e disiplinë të jashtëzakonshme spartane. Stërvitej individualisht pas çdo séance stërvitore dhe në të shprehja ‘’Talenti, Fati dhe Puna’’, ai ishte njeri që ia dedikoi kësaj të fundit ‘’punës dhe vetëm me punë u bëra basketbollist’’. Dhe tek ky njeri megjithë që stërvitja dhe aktivitetet sportive, përsëri me vullnet kreu shkollimin në shkollën teknike ‘’7 Nëntori’’, me rezultate të larta dhe përfitoi të drejtën për vazhdimin e shkollës së lartë dega e ekonomisë finance me të cilën u profilizua pas mbarimit të saj, ku punoi në shumë sektorë. Vitet 1991 fillon aktivitetin privat me shitje blerje mallrash nga jashtë dhe e ndjente veten e sigurtë dhe brenda profesionit. Rriti dy fëmijët një vajzë dhe një djalë me përkushtimin edhe të zonjës së tij Jeta e cila i qëndroj pranë derisa dha shpirt. Në vitin 2017 mori titullin ‘’Mjeshtër i Madh’’, për konributin e vyer në fushën e sportit. Spiro Shano u bë një model për brezat e sportit shqiptarë, ndaj me humbjen e tij, nuk do të humbim kujtimin që na la pas, sportistin, prindin, shokun, dhe minoritarin që bashkëjetoi me ne shqiptarët në ditë të mira e të vështira , sidomos emigrantët shqiptarë në Greqi. Mirënjohja ndaj tij qoftë një kuror mirënjohje në këtë ditë ndarjeje.

Të fundit

Mbyllja e hetimit dhe tërheqja e akteve/ Çfarë pritet të ndodhë me çështjen “Partizani”

Avokatët e të pandehurve për dosjen Partizani, mes tyre ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, kanë...

‘Daily Mail’ shkruan për partneren e re të Princ Lekës në SHBA e ndarjen nga Elia Zaharia

Media britanike “Daily Mail” ka shkruar për princ Lekën që prezantoi partneren Blerta Celibashi, në një event në SHBA. “Princi Leka II Zogu mirëpret të...

Meryl Streep në OKB: Macet kanë më shumë të drejta se gratë në Afganistan, respektojini

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Meryl Streep, ka deklaruar se macet kanë më shumë liri sesa gratë në Afganistan, duke i bërë thirrje komunitetit...

6 mënyra si t’ia fitoni zemrën atij përgjithmonë

Për meshkujt, disa karakteristika femërore janë shumë më të rëndësishme se pamja e jashtme. Përkundër faktit se shumë e e përkufizojnë tërheqjen vetëm me...

VIDEO/ E publikon vetë, Adrola Dushi dhe Capital T të kapur dorë për dore?

Adrola Dushi dhe Capital T janë në qendër të vëmendjes pas ngjarjeve të fundit që sugjerojnë një lidhje romantike mes tyre. Së fundmi, Adrola ka...

Lajme të tjera

Web TV