1/3 e amerikanëve: Vaksina ndaj koronavirusit ekziston, por po mbahet e fshehtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një në tre amerikanë thonë se ka një vaksinë ndaj koronavirusit por po mbahet e fshehtë nga njerëzit. Ndërsa pjesa tjetër mendojnë se koronavirusi është krijuar në një laborator.

Ky është konstatimi që bën një sondazhi i ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studimi i cili është kryer nga “Democracy Fund + UCLA Nationscape Project” dhe “USA TODAY”, thotë se 29 për qind e njerëzve mendojnë se vaksina ekziston dhe po fshihet. Ndërsa 32 për qind thonë se ekziston një kurë që shëron COVID-19, por nuk po përdoret.

Ndërkohë, një shumicë – gati 7 nga 10 amerikanë – thanë se besojnë se këto deklarata nuk janë të vërteta. Sondazhi mori një mostër prej më shumë se 6,300 amerikanëve të cilëve u janë bërë pyetje midis 2 dhe 8 prillit. Marzhi i gabimit është 2,2 për qind.

“Të shohësh se rreth një e treta e njerëzve mendojnë se ‘Po, kjo mund të jetë e vërtetë’, kjo ishte shumë tronditëse për mua”, tha Robert Griffin, drejtor hulumtimi për “Democracy Fund Voter Study Group”.

Sipas sondazhit amerikanët kanë një numër pikëpamjesh të tjera konspirative për koronavirusin.

Për shembull, 44 për qind e amerikanëve besojnë se koronavirusi është krijuar me siguri në  laborator. Ndërsa një shumicë – 56 për qind – thanë se kjo ka të ngjarë ose  kjo mund të mos jetë e vërtetë.

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV