“Mirëmëngjes nga unë, Luli dhe shokët e tij”/Rama nxjerr videon dhe tallet keq me PD-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës mbi zhvillimin e tenderave  në mënyrë sekrete për të blerë pajisje mjekësore për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi. Përmes një videoje në Facebook, të cilën e ka titulluar  “MIRËMËNGJES nga unë, Luli dhe shokët e tij”, Rama hedh poshtë akuzat duke ironizuar opozitën.

Çfarë sekreti ka këtu?! Nuk ka tendera sekretë, as kontrata sekrete. Procedurat e tenderimit të përdorura për COVID-19 janë procedura të miratuara ligjore, për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesat thelbësore të shtetit. Po të ishin sekrete nuk do të ishin publike”, thotë Rama.

Në lidhje me akuzat e opozitës për blerjen e maskave me një shumë prej 6.5 euro, Rama shprehet se blerja e tyre është bërë me 4.14 euro.

“Me vërtet?! Maskat mbrojtëse FFP2 janë blerë me 4.14 euro”, shkruan Rama.

Edhe për veshjet mbrojtëse, kryeministri thotë se janë blerë shumë më poshtë se sa akuzon opozita.

Sa i përket akuzave për kompaninë fituese për blerjen e ushqimeve, Rama thotë se “kjo kompani është pjesë e një grupi të madh e të mirënjohur të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që operon prej vitesh në fushën e tregtitë së ushqimeve. Kontrata u lidh jo për 1.5 mln euro por për vetëm 830 mijë euro”.

Të fundit

“Duam rrugë”, banorët e disa fshatrave të Selenicës ngrihen në protestë

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj...

4 gusht 1991: Ukraina shpall pavarësinë e nga Bashkimi Sovjetik

Më 24 gusht 1991, në valën e ndryshimeve të mëdha politike që tronditën Evropën Lindore dhe të nxitur nga dështimi i grushtit të shtetit...

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nga Kreshnik Spahiu Piloti i avionit njoftoi uljen drejt aeroportit të Tiranës dhe të gjithë pasagjerët lidhën rripat e sigurimit. Ishte një ditë me diell...

Festë mes bombave! Kharkiv sfidon Putinin: Ik nga Ukraina!

Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus, tre vjet e gjysmë më parë, bashkia vendosi të rindezë ndriçimin publik dhe dekorimet...

Faqja me fokus turizmin: Pse britanikët dynden drejt Durrësit për pushime?

Qyteti i Durrësit, i vendosur përgjatë bregdetit adriatik të Shqipërisë, është tashmë një destinacion kryesor për turistët britanikë që kërkojnë një alternativë të përballueshme...

Lajme të tjera

Web TV