Deputeti Erion Braçe ka komentuar dhe deklaratat e fundit nga opozita se do të ndërmarrë protesta të mëdha, deri në mosbindje civile në lidhje me dënimin e Ervin Salianjit.
Braçe tha në A2 se protestat e opozitës janë një film i parë që në fakt po bëhen disa ditë para hapjes së negociatave me BE.
“Nuk i trembemi kërcënimeve të Berishës. Film i parë. E kanë bërë vazhdimisht. Mosbindjen civile e bën populli dhe jo partitë. Bllokimi i porteve dhe aeroporteve është në dëm të popullit dhe jo qeverisë. Në Shqipëri ka dhjetëra parti. Besoj se nxitimi për të bërë protestën është para datës 15 kur hapen dhe negociatat. Kë do të rrëzojnë? Opozita të protestojë, por çfarë do të ndryshojë. Nuk ndryshon dot as vendimin e BE”, tha Braçe./ S.M