Shteti i vetëm europian që nuk ka asnjë stacion treni për udhëtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Transporti i njerëzve dhe mallrave në kontinentin europian është i bazuar gjerësisht mbi një rrjet hekurudhor të mirëorganizuar, që mundëson udhëtime të shpejta dhe të sigurta në çdo destinacion.

Sipas statistikave, vetëm brenda shteteve të Bashkimit Europian janë mbi 202 mijë kilometra hekurudhë ndërsa njerëzit përshkojnë rreth 345 miliardë kilometra me tren çdo vit.

Por është një shtet europian që nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë një sistem hekurudhor publik të mirëfilltë. Bëhet fjalë për Islandën, shtet që nuk e ka ndërmarrë kurrë nismën për të ndërtuar një rrjet të tillë.

Islanda është ishulli i dytë më i madh në Europë, pas Britanisë së Madhe, me një popullsi prej 380 mijë banorësh, ku 30% jetojnë në kryeqytetin Rekjavik. Edhe pse është shteti i 17-të më i madh në Europë për sipërfaqe tokësore, arsyet pse hekurudha nuk ka ekzistuar kurrë janë disa: Numri i ulët i popullsisë, rrjeti i mirëndërtuar i rrugëve, përdorimi i gjerë i makinave dhe kushtet e ashpra të motit.

Në fillim të shekullit XX Islanda ndërtoi një sistem hekurudhor transporti për mallrat dhe gurët e mëdhenj që merreshin nga guroret për t’u përpunuar. Në vitet 1930, hekurudha u përdor për transportin e materialeve bujqësore, ndërsa sot, një rrjet i vogël u përdor për transportimin e materialeve për ndërtimin e një hidrocentrali./E.Ç

Të fundit

Sulmi terrorist në Magdeburg, qytetarët vendosin lule në shenjë nderimi për viktimat

Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të...

Mbyllja e ‘TikTok’ në Shqipëri, kryeministri Rama: Ja sa zgjasin procedurat

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në takim me prindërit dhe mësuesit për planin e ri të masave për sigurinë në shkolla. Ai...

Protesta e PD, policia nuk pranon kërkesën: Rrugët mos bllokohen, përbën vepër penale

Organizatorët e protestës së opozitës më 23 dhjetor, kanë njoftuar Policinë e Tiranës se do të bllokojnë disa akse për rreth 3 orë. Policia e...

Rama: Mbyllim TikTok-un për 1 vit. Është rrugaçi i lagjes

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka prezantuar Planin e ri të Veprimit në shkolla, për të rritur sigurinë në institucionet arsimore. Rama deklaroi se nuk...

Tubimi i opozitës më 23 dhjetor, zbardhet skenari, ja rrugët që do të bllokohen

Janë zbardhur detaje nga skenari i opozitës për protestën e thirrur në Tiranë më 23 Dhjetor. Tubimi i Partisë Demokratike është planifikuar të nisë në...

Lajme të tjera

Web TV