Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

EUROSTAT: Veriu i Shqipërisë mes dy zonave më të varfër në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veriu i Shqipërisë bashkë me Rajonin e Vanit në Turqi rezultojnë të jenë më të varfrit në Europë, bazuar në treguesin e të ardhurave për frymë i matur nga fuqia blerëse në raport me mesataren e BE, referon Vjetari rajonal 2024 i Eurostat.

Sipas Eurostat, fuqia blerëse në Rajonin e Veriut të Shqipërisë (Durrës, Dibër, Kukës, Lezhë dhe Shkodër) është sa 25% e mesatares së BE-së, duke lënë pas vetën Rajonin lindor të Vanit në Turqi me 24% të mesatares së BE.

Konvergjencën më të madhe me nivelin ekonomik të BE e ka rajoni i Qendrës së vendit me qarqet e Elbasanit të Tiranës. Në këtë rajon, fuqia blerëse është sa 38% e mesatares së BE raporton Eurostat, i cili referon se edhe Rajoni i Jugut në Shqipërisë (Berat, Fier, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë) ka fuqinë blerëse sa 28% e mesatares së BE më 2022, një nga më të varfrat në Europë.

Në total, Shqipëria ka të ardhurat për frymë në raport me fuqinë blerëse sa 34% e mesatares së BE në vitin 2022. Ndonëse ekonomia jonë po rritet më shpejt sesa në vendet e Ballkanit Perëndimor, sërish familjet dhe individët shqiptarë janë më të varfër sesa shtetet e tjera fqinjë, sidomos kur maten për të ardhurat sipas fuqisë blerëse.

Të dhënat tregojnë se po thellohen diferencat rajonale brenda vendit.

Sipas të dhënave të INSTAT ekonomia e vendit u rrit me 27,8% nga 2011 më 2021, ndërsa PBB e Rajonit të Veriut u rrit me vetëm 16.4%.

Brenda rajonit të Veriut, ecurinë më të dobët e ka Qarku i Kukësit, ekonomia e të cilit ka pësuar rënie me 6.6% në dekadën e fundit. Ndërsa rritja reale e PBB-së në rajonin Shkodër ishte vetëm 1.7% gjatë 2011-2022 në një kohë që ekonomia kombëtare u rrit me gati 28%.

Lexo edhe :  Aplikimi i çmimeve të energjisë, debate për çmimin e energjisë së furrave në orën e pikut

Rritja ekonomike e vendit në dekadën e fundit është shpërndarë në mënyrë të pabarabartë në rajonet e tij. Vit pas viti, qendra e vendit po fuqizohet ekonomikisht, kurse rajonet e Veriut dhe Jugut janë rritur nën mesataren kombëtare.

Qarqet e Dibrës dhe Kukësit, që u vlerësuan si më të varfrat në vitin 2011, janë varfëruar më tej në dekadën e fundit. Politikat ekonomike dhe sociale nuk po sigurojnë kohezionin social dhe për shkak të kësaj dukurie, qarqet e vendit, sidomos Veriu, po shpopullohet me shpejtësi duke zgjedhur emigracionin kryesisht, edhe pse disponojnë burime natyrore të shumta.

Në Shqipëri mungojnë politikat e zhvillimit rajonal dhe shpesh financimet e qeverisë qendrore nuk kanë shpërndarje të drejtë në raport nevojat. Psh pavarësisht se të dhënat zyrtare tregojnë se Kukësi dhe Shkodra po përkeqësojnë nivelin e tyre ekonomik, qeveria çon investimet në qarqe që kanë më pak nevoja lokale dhe kanë potenciale më shumë për tu zhvilluar.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në vitin 2023 në 12 bashkitë e mëdha të vendit, që përfaqësojnë qendrat e prefekturave, u investuan gjithsej 16,6 miliardë lekë (fondet e veta + transferta e buxhetit qendror) nga 31,6 miliardë lekë të planifikuara.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se bashkitë e Veriut kishin një realizim më të mirë të fondeve në raport me programin krahasuar me bashkitë e tjera. S.B

Të fundit

Cubi “plas” bombën: Kiara më mori moderimin e “Portokallisë”

E ftuar në “Top Albania Radio” ka qenë aktorja e humorit, Esmeralda Metka e njohur si Cubi. Kjo e...

Manja i revoltuar për tensionet në Kuvend: I kanë hyrë një rruge pa krye!

Ministri Ulsi Manja, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ka komentuar edhe atë që ndodhu të hënën në Kuvend dhe kërkesën e...

Seriali fenomen i viteve 2000, ‘Njerëz dhe Fate’ rikthehet pas 20 vjetësh!

Telenovela e parë shqiptare “Njerëz dhe Fate” e mbajti ‘të mbërthyer’ publikun, jo vetëm se ishte risi, por edhe për shkak të historisë që...

Pensionet/ Sigurimi vullnetar, sa nevojiten për plotësimin e viteve të punës

Qytetarët që kanë mbushur moshën për pension, por nuk plotësojnë kushtin e viteve të punës, pra që kanë më pak se 15 vite, por...

Këshilli i Ministrave jep “OK”, Ilir Proda në krye të Policisë së Shtetit

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot emrin e Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit. Pas propozimit të ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha,...

Lajme të tjera

Web TV