Gjykata ka vendosur të lërë në burg 35-vjeçarin Alfred Kazanxhi-n, i cili dyshohet se ka dhunuar fëmijën e mitur 3 vjeç të bashkëjetueses së tij.
3-vjeçari raportohet se ka brinjë të thyera dhe fraktura të shumta, ndërsa është në gjendje kritike për jetën.
Sipas policisë, Kazanxha e ka dhunuar fëmijën në kohën që nëna e 3-vjeçarit kishte shkuar për të bërë pazar. Nëna e të miturit nuk është burgosur, por do të procedohet në gjendje të lirë, pasi policia dyshon edhe për të.
Alfred Kazanxhi ka mohuar akuzat për dhunë ndaj 3-vjeçarit, duke u shprehur në gjykatë se i mituri kishte rënë nga divani, por gjykatësi nuk e ka marrë parasysh deklaratën e tij, duke e lënë në burg.
Ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen, ndërsa fëmija i shtruar prej disa ditësh në spital po lufton për jetën.