Kujdes/ Koronavirusi nuk dëmton vetëm mushkërinë, por edhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo vetëm mushkëritë dhe zemra: Infeksioni i provokuar nga koronavirusi i ri SarsCov2 është një sëmundje sistematike që godet thuajse të gjitha organet e brendshme, duke dëmtuar venat e gjakut, stomakun por edhe trurin.

Virusi, sikurse shkruan revistra “Science” vepron në mënyrë krejt ndryshe nga thuajse çdo patogjen tjetër, të zbuluar deri më sot. Koronavirusi i ri e nis rrugëtimin e tij në organizimin e njeriut duke hyrë përmes gojës, syve dhe hundës.

Sipërfaqja e qelizave që riveshin brendësinë e hundës janë të “pasura” me virusin që në momentin e parë të infeksionit. Kjo është porta kryesore hyrëse e virusit, që hyn më pas lehtësisht në çdo qelizë njerëzore, ku edhe shumohet. Kur virusi ka nisur të shpërndajë kopjet e tij në qelizat njerëzore, personat e infektuar mund ta shpërndajnë në dy mënyra: ose lehtësisht duke qenë asimptomatikë ose me shenja të qarta: temperaturë dhe ethe, kollë të thatë, dhimbje fyti, humbje të shijes dhe nuhatjes, dhimbje muskujsh apo koke.

Në qoftë se në këtë fazë fillestare, sistemi imunitar nuk arrin ta refuzojë virusin, ky i fundit mund të fillojë të luftojë menjëherë mushkëritë, duke shkaktuar polmonit. Në disa raste situata mund të përkeqësohet papritur dhe të zhvillohet ajo që quhet sindroma e stresit respirator akut, ku niveli i oksigjenit në gjak bie dhe frymëmarrja bëhet gjithnjë e më e vështirë, duke çuar pacientët drejt vdekjes.

Thuhet se në drejtim të këtij rrugëtimi të rrezikshëm është një ngadalësim i të gjithë sistemit imunitar, që quhet “Stuhia”, pasi molekulat që drejtojnë përgjigjen ndaj një imuniteti të fortë, bien dhe e kanë të pamundur të luftojnë molekulat tashmë të infektuara. Edhe qarkullimi i gjakut në trup fillon dhe bie, po ashtu edhe presioni i gjakut, duke shkaktuar rrjedhimisht një rënie të funksionit të të gjitha organeve.

Lexo edhe :  Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Virusi nuk kursen as venat e gjakut e as zemrën, duke shtuar rastet e infarkteve. Dëmet shtrihen aq shumë, sa shkaktojnë bllokim të gjakut dhe aritmi. Ditët e para vërehet edhe ishemi apo erë e këmbëve e pjesë të tjera të trupit, që mbetet gjatë edhe në rrobat e veshura.

Por koronavirusi i ri mund të shkojë edhe më thellë, duke dëmtuar rëndë mëlçinë, dhe në fund trurin. Në pamundësi për të reaguar, truri lëndohet njësoj si pjesë e tjera të trupit, duke nisur fillimisht nga humbja e ndërgjegjes apo kriza epileptike.

Të fundit

“Kosova dhe Shqipëria do bashkohen, Europa s’mund të lejojë dy shtete shqiptare”

NGA BEN BLUSHI Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja...

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Javët e fundit…

Në konferencën e tij të gjtë pas përfundimit të samitit të Nato-s, presidenti amerikane përmendi befas konfliktin Kosovë-Serbi, e madje një përpjekje të kësaj...

Pronari italian qëllon me armë 3 ‘skifterët’ shqiptarë, njëri vdes pranë vilës

Trupi i një të riu shqiptar, i cili rezultonte i zhdukur që nga mbrëmja e së dielës, është gjetur pa jetë pranë një fushe...

Nipi i Donald Trump: Xhaxhai ka simptoma të sëmundjes së Alzheimerit

Fred Trump III, nipi i Presidentit amerikan Donald Trump ka ngritur shqetësime të reja në lidhje me shëndetin mendor të manjatit, duke i lidhur...

Granit Xhaka mbetet peng i trajnerit të ri! Priste shiritin e kapitenit, por Igli Tare…

Granit Xhaka është në dilemë. Ai duket se ka pritur që të bëhet kapiten i Bayer Leverkusenit, por trajneri i ri i "Aspirinave", Ten...

Lajme të tjera

Web TV