Vlora “nën pushtetin” e ujit/ Kryebashkiaku Dredha: Situata paraqitet kritike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata nga përmbytjet paraqitet mjaft problematike në Vlorë, e cila po “noton” në ujë.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka bërë një apel për të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes me lëvizjet dhe në çdo rast rreziku të telefonojnë emergjencat.

Dredha e quajti situatën kritike dhe ndërsa mbi 30 familje janë evakuar deri tani, por ka edhe më shumë që kanë nevojë për ndihmë.

“Situata vijon të mbetet jo ajo që duam. Kjo për shkak të prurjeve të reshjeve që ishin shumë të dendura. Zgjati për një kohë të gjatë, 2 orë e 30 minuta pa ndalim që shkakoi dhe një efekt negativ tek pjesa e kanalit të ujrave të larta që ka dalë jashtë shtratit dhe gjithë uji ka vërshuar në mes të qytetit.

Jemi munduar me të gjitha mjetet e njerëzit që kemi në dispozicion jemi në terren për të menaxhuar situatën por situata ka qenë realisht alarmante. Edhe këtu ku jemi kemi kanalin nga bishti i Kalldrëmit që është bllokuar në një nga nyjet e veta. Do të punojmë të hapet me skrep për të kaluar uji. Ka pasur përmbytje edhe në banesa. Deri para gjysmë ore ishin mbi 30 familje që janë evakuar por ka dhe më shumë.”

Gjithashtu kryebashkiaku tha se të gjitha struktuart përkatëse janë vënë në dispozicion për të na ndihmuar.

“Ka shumë pasi janë disa lagje që janë afektuar. Ka pasur përmbytje edhe në banesa. Deri para gjysmë ore ishin mbi 30 familje që janë evakuar por ka dhe më shumë.  Kemi vënë në dispozicion konviktet tek shkolla mjekësore. Ka ende kërkesa nëpër lagje që duan të ndërhyjmë. Gjithë skrepat dhe kompanitë që merren me ndërtim janë vënë në dispozicion për të na ndihmuar. Hidrovori ka qenë në punë, por në atë prurje reshje ka qenë mbi nivelin e detit për një kohë të gjatë dhe ishte e pamundur të tërhiqte në sasinë e duhur. Shpresojmë që reshjet të mos jenë në intensitetin e dy orëve më përpara.”/   S.M

Të fundit

Mandatet parlamentare, si përfaqësohen 12 qarqet në Kuvend dhe harta e re elektorale

Në 11 maj qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend, deputetët....

Nuk ndalen ngjarjet kriminale në këtë fillim viti, breshëri plumbash edhe në Shkodër

Viti i Ri ka nisur me shumë ngjarje kriminale në vend. Në një lokal nate në Tiranë pati të shtëna, teksa në Sarandë ndodhi një...

“Kjo për gjyshërit e mi”, Ilnisa pozon pa të brendshme, zbulon shalët, të pasmet dhe…

Ish-banorja e spektaklit televiziv "BBVA3", ka ngritur temperaturat në rrjetin social "Instagram". E veshur me një fustan të zi, pa të brendshme, ajo ka zbuluar...

Pas festës, sa gjatë mund ta ruani gjelin e detit dhe mishin në frigorifer?

Pas festës së Vitit të Ri ka shumë mundësi që ushqimet e mbetura nga festa, ende qëndrojnë në frigoriferin tuaj. Por, për sa kohë është...

Ekonomia e Shqipërisë në 10 vitet e fundit, si po performon krahasuar me vendet e tjera..

Komisioni Europian përmes analizës së të dhënave të fundit ekonomike ka vlerësuar ekonomitë e vendeve kandidate ku bën pjesë edhe Shqipëria. Turqia ka GDP-në më...

Lajme të tjera

Web TV