Të shtëna me armë zjarri u shënuan në një stacion autobusësh në Beersheba në jug të Izraelit të dielën, raportuan mediat izraelite. Autori dhe një 25-vjeçare kanë mbetur të vdekur ndërsa dhjetë të tjerë janë plagosur.
Policia po e trajton ngjarjen si një akt terrorist. Autoritetet izraelite emëruan Ahmad al-Uqbi, 29 vjeç, i cili ka nënshtetësi izraelite, si autor të sulmit.
Sipas raporteve, personi i armatosur dyshohet se kishte lidhje me Muhanad Alukabi, i cili kreu një sulm me armë në të njëjtin stacion autobusi Beersheba në tetor 2015. K.B