Ngjarje e rëndë në Lezhë, gjenden të vdekur dy persona (emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona kanë mbetur të vdekur në Lukaj të Lezhës, pranë trupave të të cilëve është gjetur armë zjarri.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende identitetet e viktimave, shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur.

Ndërsa viktimat që mësohet se janë Preng Simoni dhe Kolë Murrani raportohet të jenë rreth moshës 60-vjeçare.

“Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes”, njofton Policia./Fjala.al/

Të fundit

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: 107 kallëzime, 7 të arrestuar

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat...

A e dinit se kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin?

Çdo mëngjes, miliona njerëz në mbarë botën zgjohen dhe shkojnë drejt e në kuzhinë për të mbushur veten me një filxhan kafe; me shpresën...

Sot hapet tuneli i Llogarasë/ Deri më 15 shtator pa pagesë

Sot hapet tuneli i Llogarasë, i cili përgjatë gjithë sezonit turistik do të jetë i aksesueshëm nga mjetet. Kjo vepër shkurton distancën drejt bregdetit të...

Britanikja ‘Express’/ Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë...

“Si s’u morëm njëherë vesh, mor burrë”/ Si e kam njohur unë Artan Lamen

Nga Ylli Manjani Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 –...

Lajme të tjera

Web TV