Sondazhi Ekskluziv, treçereku i kryeqytetasve opinion negativ për protestën opozitare!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eduard Zaloshnja

Nga intervistat që televizionet u morën protestuesve të thjeshtë opozitarë gjatë protestës së mbrëmshme, kuptohej që shumë prej tyre kishin ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit. Por ç’mendojnë kryeqytetasit për protestën e mbrëmshme, e cila u shoqërua me hedhje molotovësh dhe me shkatërrime në disa pika nevralgjike të Tiranës?

Për t’ju përgjigjur kësa pyetje, JAVANEWS më angazhoi të zhvilloj një sondazh të veçantë vetëm me banorë të Bashkisë Tiranë.

Sondazhin e realizova duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me SMS krejt të rastësishme në gjithë territorin e bashkisë. Si përfundim, u krijua një kampion me 1102 të anketuar, të cilin e ripeshova statistikisht, për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e bashkisë, demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht.

Pothuaj treçereku i të anketuarve (74.6%) anojnë nga opinioni negativ për protestën e opozitës. Vetëm 24.3% anojnë nga vlerësimi pozitiv për të (shihni tabelën e mëposhtme)

Sidoqoftë, jo të gjithë ata që anojnë nga opinioni negativ për protestën e opozitës kanë vlerësim pozitiv për punën e Bashkisë Tiranë në përgjithësi. Kështu, 50.2% anojnë nga vlerësimi pozitiv për punënë e bashkisë në përgjithësi, ndërsa 9.3% janë të dyzuar në vlerësimin e tyre (shihni tabelën e mëposhtme).

 

Edhe tek vlerësimi për punënë e Kryebashkiakut Veliaj, shifrat janë të ngjashme, por përqindja e të dyzuarve është më e vogël (vetëm 6%). Kështu, 51.5% anojnë nga vlerësimi pozitiv për punënë e Kryebashkiakut Veliaj dhe 42.5% anojnë nga vlerësimi negativ

SHWNIM: Nga një përmbledhje e rezultateve të këtij sondazhi, mund të arrihet me afërsi në përfundimin se gjysma e elektoratit kryeqytetas anon nga PS-ja, çereku nga PD+PL+etj, dhe çereku tjetër është elektorat gri./e.t

Të fundit

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6%...

E vërteta e FOTOS së Parashqevi Simakut në pritje të takimit të shumëpritur me djalin

Pas 15 vitesh ndarje, këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku do të ribashkohet me djalin e saj, Luka. Ky takim emocionues do të mundësohet...

Rama ndan pamjet: Sokakët e Gjirokastrës nën rrezet e diellit të janarit

Vizitorë të shumtë kanë mbushur lokalet dhe rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës në këto ditë festash. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga...

Kush humbi dhe kush fitoi? Tatëpjeta e euros në 2024 dhe fati i (pa)ditur në 2025

22 vjet në treg kur dhe u hodh për herë të parë në qarkullim si monedhë fizike, euro në Shqipëri është konsideruar si valuta...

Një sëmundje infektive përfaqëson kërcënimin më të madh në vitin 2025

Pandemia e koronavirusit ishte një gur themeli shëndetësor i shkruar në histori. Tani, virusi që shkaktoi një pandemi katër vjet më parë është reduktuar...

Lajme të tjera

Web TV