Një shqiptar, Marenglen Toslluku, u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi në Tyneside pas lirimit nga një qendër paraburgimi për imigracionin. Ai kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me një kamion disa vite më parë dhe përfundoi në një qendër paraburgimi. Gjykata e Newcastle Crown dëgjoi se, për arsye të papërcaktuara, ai u lirua pa asnjë mjet dhe pa dokumente.
Pas lirimit, Toslluku iu drejtua disa shqiptarëve që kishte takuar në qendër, të cilët e dërguan të kujdesej në një fermë kanabisi në Gateshead. Policia, në përgjigje të një raporti për një fermë të dyshuar kanabisi, shkoi në një pronë në Westbourne Avenue më 12 qershor. Kur arritën atje, Toslluku, 35 vjeç, po largohej, por u kap pas një ndjekjeje të shkurtër dhe u gjet me çelësat e derës së përparme.
Policia zbuloi një fermë kanabisi në disa dhoma, me 170 bimë dhe dëshmi të një kulture të mëparshme. Edhe furnizimi me energji elektrike ishte anashkaluar. Toslluku u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit, duke u bazuar në faktin se kishte qenë në pronë për rreth 12 ditë para arrestimit dhe se vepronte si “kopshtar”, duke mohuar ngritjen e fermës. Ai, nga Cline Road, Londër, u burgos për 32 javë, por për shkak të kohës së kaluar në paraburgim, pritet të lirohet menjëherë ose shumë shpejt./e.t