Pas thashethemeve se Kim Jong-un ka vdekur gjatë operacionit të zemrës, ai bëhet i ‘gjallë’ dhe uron ditën e pavarësisë Afrikës së Jugut. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, 36 vjeç, uroi Presidentin Cyril Ramaphosa për festën kombëtare dhe shprehu besimin se marrëdhëniet midis dy vendeve po rriten “në mënyrë të qëndrueshme”, raporton KCNA.
Urimi i tij vjen pasi shumë media ndërkombëtare raportonin se Kim kishte vdekur, pasi ai nuk mori pjesë në përkujtimin e 108-vjetorit të gjyshit të tij, më 15 prill. Udhëheqësi Suprem raportohet se i është nënshtruar një operacioni në zemër në spitalin privat të familjes së tij Mount Paektu, pasi u rrëzua në fshat në fillim të këtij muaji.
Disa tregojnë se gjatë operacionit kirurgu bëri një gabim i cili ishte fatal. Zëvendësdrejtori i Televizionit Satelitor HKSTV Hong Kong, Shijian Xingzou, tha se një burim shumë i fortë ’i tha asaj që Kim kishte vdekur, ndërsa revista japoneze Shukan Gendai njoftoi se drejtuesi ishte në një ‘gjendje kome’pas operacionit.
Një ekip ekspertësh mjekësorë kinezë u dërguan më parë për të këshilluar se si ta trajtojnë atë. Nëse Kim ka vdekur, motra e tij Kim Yo-jong ka të ngjarë të marrë përsipër udhëheqësin e Koresë së Veriut. Ajo tashmë ka ushtruar ndikim të rëndësishëm brenda qeverisë, tha një analist në Institutin privat Sejong të Koresë së Jugut./Burimi: Metro Përshtati: Fjala.al