U tha se do të ishte turk! Ja kush do të marrë drejtimin e xhamisë së Namazgjasë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajmi i emërimit të një imami turk në Xhaminë e Madhe, gati nën prezencën e Presidentit Erdogan, ka sjellë habi te një pjesë e komunitetit të besimtarëve myslimanë. Kjo pasi një rast i tillë nuk ka ndodhur më parë.

Pra, nuk ekziston precedenti i emërimit të një të huaji si imam në ndonjë xhami në Shqipëri. Kjo as në vitet ‘90, kur ende nuk kishte kuadro të shkolluar për të drejtuar jetën fetare islame. Por duket se kjo nuk do të ndodhë.

Së paku, kështu lihet të kuptohet nga njoftimi zyrtar jo i KMSH-së por i Myftinisë së Tiranës, e cila drejtohet nga njeriu që i është besuar ceremonia e hapjes, Gazmend Teqja, njëherësh imam i Xhamisë Xhurra në Tiranë. Dhe do jetë pikërisht ky emër që do drejtojë si imam xhaminë e re.

“Hapjen e xhamisë do ta nderojë gjithashtu edhe Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, si imami zyrtar i Xhamisë së Madhe të kryeqytetit, njëkohësisht dhe kreu i Fondacionit i cili do jetë autoriteti i vetëm administrues i këtij kompleksi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Myftinisë së Tiranës.

Dhe në fakt do ishte njeriu i duhur për këtë detyrë, i dalluar në vite për drejtimin e xhamisë së Porcelanit, duke e shndërruar atë në një nga më masivet në Tiranë.Kohë më parë, myftiu Teqja do ishte i ftuar dhe në Podcast-in e Ramës, në një bashkëbisedim me këtë të fundit. /   S.M

Të fundit

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Trump kërkon takim me Putin javën e ardhshme

I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo pati një takim shumë produktiv me Presidentin rus Vladimir Putin. Është arritur përparim i madh!”. Ky ishte...

Real Madrid ‘prenoton’ 3 transferime për vitin tjetër! Kushtojnë… 0 euro

Florentino Perez ka identifikuar 3 emrat e mëdhenj që pritet t’i bashkohen Real Madridit verën e vitit ardhshëm, falas. I pari dihet që është...

Lajme të tjera

Web TV