Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për ekuivalentimin e gradave të Forcave të Armatosura të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin me gradat e Policisë së Burgjeve.
Sipas vendimit, për ekuivalentimin me gradën “nënkomisar” pranë Policisë së Burgjeve, kandidati duhet të zotërojë një diplomë të arsimit të lartë, të lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë, të licencuara dhe të akredituara sipas dispozitave në fuqi në kohën e lëshimit të diplomës ose të zotërojë një diplomë të të njëjtit cikël, të lëshuar nga një institucion i huaj i arsimit të lartë, të njohur e të njësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. S.B