Camaj për shqiptarët: Është koha të shikohen si pasuri e shtetit malazez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nikollë Camaj, i pari nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi nga komuniteti I shqiptarëve atje, në një intervistë është shprehur se ky është një moment mjaft i mirë për faktorin shqiptar në mal të Zi për të treguar se janë atje dhe për të vendosur standarde të reja.

“Ajo që them gjatë gjithë kohës është se kemi mundësi të mëdha për të vepruar tani. E vetmja gjëja që kemi mundësi më të vogël është mundësia për t’ua lënë fajin të tjerëve. Tani kemi marrë përgjegjësinë vetë dhe duhet të veprojmë më shumë. Ajo që po bëjmë ne, po bëj edhe unë si nënkryetar i Parlamentit, është që të vëmë standardet e reja në raportet mes shqiptarëve e malazezëve”, tha Camaj.

Ndikim serb në Malin e Zi, për Camajn ka qenë gjithnjë i pranishëm dhe mund të frenohet vetëm me përshpejtimin e integrimit të Malit të Zi në BE. “Çështja është se disponimi i qytetarëve të Malit të Zi me afër tetëdhjetë e pesë për qind është proevropian. Në qoftë se edhe Evropa na e qetë pak dorën dhe nuk na fut në të gjitha filtra, unë mendoj se Mali i Zi ka shanse fort të mira t’i shmanget kësaj influence. Përndryshe, natyrisht se influenca dhe tentativa për të ndikuar nuk mungon dhe nëse ne jemi të dobët dhe Evropa nuk na jep hapësirë, atëherë kam frikë se kjo influencë mund të rritet dhe mund të ketë ndikim në realitetin malazez”, tha Camaj.

Camaj fillimisht u zgjodh deputet në parlamentin e Malit të Zi nga Forumi Shqiptar si përfaqësues i Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe më pas u zgjodh zëvendëskryetar i Parlamentit malazez me 43 vota./e.t

Të fundit

Sondazhi në Shqipëri: 75% e të rinjve 14-28 vjeç nuk janë në një marrëdhënie romantike

Revolucioni digjital gjithnjë i bën gjithnjë e më shumë gjeneratat e reja jo sociale. Shumica e të rinjve aktualisht...

Fluksi i vizitorëve në juglindje, trafik i rënduar në Elbasan, radhë mbi 6 km dhe vonesa

Trafiku i rënduar vijon të krijojë probleme në aksin Elbasan-Metalurgjik, ku automjetet janë bllokuar në radhë për më shumë se 6 kilometra. E njëjta situatë...

Vendet më të mira evropiane për të investuar në prona në vitin 2025

Investimi në pronë nuk ka qenë kurrë kaq i nxehtë në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, ku Lituania dhe Hungaria po ofrojnë kthimin...

Artan Fuga tallet me Berishën: Ja pse Basha ka të drejtë…

Akademiku Artan Fuga nëpërmjet një shënimi të shkurtër në profilin e tij në rrjetin social facebook, duket se është tallur me qëndrimin aktual të...

Moti bën kthesën e papritur për nesër, nga reshjet e shiut te stuhitë e borës

Shqipëria do të përballet nesër me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshjet e shiut pritet të fillojnë në orët e para të mëngjesit, kryesisht në...

Lajme të tjera

Web TV