Pse Beyonce dhe Jay Z heshtin rreth çështjes së Diddy-t?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shpërthimit të skandalit të reperit Diddy, Jay-Z dhe Beyonce janë bërë objekt diskutimesh të shumta në rrjetet sociale, me pretendime se ata mund të jenë të përfshirë në ngjarjet e fundit.

Megjithatë, çifti i njohur ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë për të mbrojtur veten e tyre, duke zgjedhur të qëndrojnë të heshtur.
Burimet për InTouch Weekly thonë se vendimi i tyre për të mos reaguar vjen pas një rritjeje të akuzave ndaj Diddy-t.

Ata kanë qëndruar dukshëm të heshtur pas lajmeve për aktakuzat e Diddy-t, tha një burim, duke theksuar se çdo informacion që mund të dilte mund të ishte i dëmshëm për imazhin e tyre.
Për të mbrojtur veten, Beyonce dhe Jay-Z thuhet se kanë angazhuar avokatin Alex Spiro, duke e bërë të qartë se ata duan të distancohen nga situata dhe të shmangin çdo implikim të mundshëm.
Muzikanti, i njohur për hitet si “I’ll Be Missing You” i vitit 1997, u arrestua me akuza për trafik seksual dhe shantazh muajin e kaluar. Ai aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në Manhatan pasi iu mohua lirimi me kusht./E.Ç

Të fundit

Hapësirat publike, lirohen 17 mijë m² në Tiranë, IMT: Ndërhyrje edhe brenda lagjeve

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, me qëllim kthimin e trotuareve dhe ambienteve të përbashkëta në...

Eskortat në burg, habit gazetari: Shpesh janë dhurata nga miqtë

Gazetari i kronikës, Sokol Bregu, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar skandalin e fundit, atë të...

Roberto Saviano dhe sfida ndaj mafies, një leksioni i gjatë 17 vjeçar

Nga Leonard Veizi Fjala e lirë, padyshim, kushton më shumë se plumbi. E megjithatë, ka njerëz që zgjedhin të mos heshtin. Nuk bëjnë zhurmë për...

Rama: “Angela Merkel” do të hapë dyert për më shumë se 1300 nxënës në Kamëz

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte, 18 korrik, pamjet e shkollës së re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, e cila do të...

The Economist: Kushner do t’i kërkojë qeverisë burime uji për Sazanin dhe Zvërnecin

Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto projekte. Nika thotë se të...

Lajme të tjera

Web TV