Ja pse India mund të shpëtojë botën nga koronaviursi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan së fundmi se janë duke bashkëpunuar me Indinë për të zhvilluar vaksinën e koronavirusit.

Madje, ka qenë vetë sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka ulur edhe tonet me New Delhin, duke theksuar se dy vendet po bashkëpunojnë në këtë drejtim.

Të dyja vendet kanë drejtuar një program të përbashkët të zhvillimit të vaksinave për më shumë se tre dekada.

Uashingtoni dhe New Dehli kanë punuar bashkërisht për sëmundjet enterike, gripit dhe tuberkulozi, ku India është ndër prodhuesit më të mëdhenj të ilaçeve gjenerike dhe vaksinave në botë, si ajo ndaj poliomielitit, meningjitit, pneumonisë, rotavirusit, BCG, fruthit, shytave dhe rubeolës, në mesin e sëmundjeve të tjera.

Në këtë drejtim, një numër i madh i firmave indiane janë duke zhvilluar vaksina kundër  Covid-19.  Një prej tyre është Instituti Serum i Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë për nga numri i dozave të prodhuara dhe të shitura globalisht. Kompania 53-vjeçare bën 1,5 miliardë doza çdo vit, kryesisht nga dy objektet e saj në qytetin perëndimor të Pune. (Ka dy fabrika të tjera të vogla në Holandë dhe Republikën Çeke.) Rreth 7,000 njerëz punojnë për firmën.

Kompania furnizon me rreth 20 vaksina në 165 vende. Rreth 80% e vaksinave të saj eksportohen dhe, me një mesatare prej 50 cent në dozë, ato janë disa nga më të lirat në botë.

Tani firma ka bashkuar bashkëpunimin me Codagenix, një kompani amerikane bioteknike, për të zhvilluar një vaksinë, në mesin e më shumë se 80 prej tyre, që thuhet se janë në zhvillim në të gjithë botën. Kjo vaksinë krijohet duke zvogëluar virulencën – ose duke hequr vetitë e dëmshme – të një patogjeni, por duke e mbajtur gjallë.

Lexo edhe :  Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë, 5 figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

“Ne po planifikojmë një seri provash të kafshëve [edhe mbi minj] të kësaj vaksine në prill. Deri në shtator, ne duhet të jemi në gjendje të fillojmë testimet njerëzore”, ka thënë Adar Poonawalla, shefi ekzekutiv i Institutit Serum të Indisë.

Testimet klinike njerëzore filluan në Oksford të enjten. Nëse gjithçka shkon mirë, shkencëtarët shpresojnë të bëjnë të paktën një milion doza deri në shtator.

“Është shumë e qartë se bota do të ketë nevojë për qindra miliona doza, në mënyrë ideale deri në fund të këtij viti, për t’i dhënë fund kësaj pandemie, për të na larguar nga bllokimi”, tha Prof. Adrian Hill, i cili drejton Institutin Jenner në Oksford, raporton BBC.

Zhvillimi i një vaksine të sigurt e cila mund të prodhohet në masë do të jetë një test që kërkon kohë – çdo pjesë duhet të testohet kimikisht dhe biologjikisht përpara se të lëshohet. “Por ne jemi shpresëdhënës, shumë me shpresë se do të kemi një vaksinë të sigurt dhe efikase në dy vjet ose më pak”, thotë Poonawalla.

Të fundit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit/ Lëshohen 100 raketa drejt Jerusalemit

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i...

Bombardimet e Izraelit vrasin këshilltarin e lartë të Khameneit, Irani hakmerret

Mediat iraniane konfirmuan sot se Ali Shamkhani, këshilltari i liderit suprem Ali Khamenei, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë sulmit të djeshëm...

E rëndë në Itali/ Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare, viktima nënë e dy fëmijëve

Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali. Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentja Hudhra, me origjinë shqiptare,...

Sa mund të zgjasë ‘kriza’ e re midis Izraelit dhe Iranit!/ Rreziku i përshkallëzimit

Rrënojat e një rakete iraniane në shkretëtirën jordaneze. Një dron-kamikaz i kapur pranë Detit të Vdekur. Mbrojtja ajrore amerikane në veprim për të ndalur...

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Veliajt

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin...

Lajme të tjera

Web TV