Gjermania është treguar optimiste ditët e fundit për sa i përket koronavirusit. Kjo ishte dhe arsyeja që ky vend lehtësoi masat kufizuese.
Por ditën e sotme, zyrtarët paralajmëruan se shkalla e infeksionit në vend po rritej dhe kishte shkuar përsëri në 1.
Kjo do të thotë se 10 persona të infektuar mund të infektojnë 10 të tjerë.
Javën e shkuar, shkalla e infeksionit ishte në 0.7, ku 10 persona të infektuar mund të infektonin 7 të tjerë.
Për të mposhtur pandeminë, duhet që shkalla e infeksionit të jetë nën 1.
Një ditë më parë Gjermania shënoi 163 viktima dhe 1,144 raste të reja me Covid-19.
Deri më tani në të gjithë vendin janë shënuar 6,126 viktima dhe janë regjistruar 158,758 të infektuar.