Po shiten më pak apartamente, por çmimet shumë më të larta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Po shiten më pak apartamente, por me çmim shumë më të lartë se vjet. Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë dhe të dhënat e INSTAT për transaksionet tregojnë se tregu i pasurive të paluajtshme vijon të tërheqë qytetarë, biznese e shtetas të huaj, pavarësisht çmimeve që vetëm rriten.

Përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, transaksionet e pasurive të paluajtshme kanë arritur në shifra rekord. Sipas INSTAT, nga janari deri në fund të muajit qershor transaksionet në këtë sektor arritën në vlerën 58.4 miliardë lekë, duke u rritur me 2.7 miliardë lekë krahasuar me të njëjtin gjashtëmujor të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër po për këtë periudhë Banka e Shqipërisë ka raportuar për ngadalësim të shitjeve, pasi agjentët e anketuar kishin deklaruar më pak shitje se vjet. Praktikisht këto dy raporte tregojnë se po shiten më pak prona por me çmime të larta, dhe për pasojë edhe vlera e transaksioneve është në rritje të shpejtë. Vetëm gjatë kësaj periudhe të parë të vitit çmimet u rritën me 23.5%, krahasuar me vjet.

Një tjetër faktor që shton volumin e transaksioneve në këtë industri janë edhe shtetasit e huaj, që blejnë pa negociuar çmimin. Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, afro 1/3 e pronave në 5-vjeçarin e fundit po blihet nga të huajit.

Interesi i të huajve për pasuri të paluajtshme në Shqipëri, tregohet edhe nga shifrat e investimeve direkte, pasi në gjashtëmujorin e parë të vitit një në katër investime të huaja në Shqipëri shkon në sektorin e pasurive të paluajtshme.

E përkthyer në vlerë janë 181 milionë euro të shpenzuara nga të huajt për të blerë prona në Shqipëri e kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat kryesore të qendrës së Tiranës, ku një metër katror ka kaluar 4000 euro.

Lexo edhe :  ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë

Sa i takon pritshmërive për çmimet e apartamenteve në vijim, sipas Bankës së Shqipërisë 71% e agjentëve presin që çmimet të jenë në këtë nivel, dhe 26% presin rritje të fortë./ S.M

Të fundit

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell...

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Lajme të tjera

Web TV