Fryrja e syve, mpirja e qafës, pagjumësia, zbuloni si t’i trajtoni në kushtet e shtëpisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Problemet me fytin, lëkurën, dhëmbët apo gjumin janë shqetësime të shpeshta por që mund të lehtësohen me disa metoda natyrale.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org disa rekomandime shumë të thjeshta për shqetësimet tuaja.

Mpirja e Qafës

Qarkullimi  i ngadaltë i gjakut mund të shkaktojë mpirje të qafës.

Për të stimuluar qarkullimin e gjakut mbajeni kokën nën dush me ujë të ngrohtë për 20 sekonda dhe më pas nën ujë të ftohtë për 10 sekonda.

Përpara gjumit hani qershi ose pini lëng vishnjeje.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, të dyja janë të pasura me melatoninë, hormoni që krijon trupi për të nxitur gjumin.

Sytë e Enjtur

Përdorni bustinat e çajit të zi ose kamomili që eliminojnë rrathët e zinj dhe enjtjen e syve.

Bustinat e çajit duhen mbajtur në frigorifer për disa minuta dhe më pas mbi sy për 10 minuta.

Zbardhja E Dhëmbëve

Shtypini luleshtrydhet e freskëta dhe përziejini me sodë buke dhe pak ujë për të formuar një pastë zbardhuese.

Kjo pastë është e mirë nëse dhëmbët janë njollosur si pasojë e verës apo kafesë.

Dhimbja E Kokës

Dhimbja e kokës largohet duke konsumuar një suplement prej 200 deri në 400 mg magnez në ditë.

Suplementet e magnezit mund t’i blini në farmaci.

Gjithsesi mundohuni të hani sa më shumë ushqime të pasura me magnez.

Ky suplement tek femrat ka rol parandalues dhe funksionon mirë kundër dhimbjeve të kokës si pasojë e ciklit menstrual.

Kundër Fytit Të Thatë

Ka disa metoda për largimin e ndjesisë së bezdisshme të fytit të thatë.

Më poshtë AgroWeb.org do t’ju tregojë metodën me lëngun e  hudhrës.

Shtypni gjashtë thelbinj hudhre dhe përziejini me një gotë me ujë të ngrohtë.

Lexo edhe :  Festat/ Këshilla për ata që vuajnë nga depresioni dhe bipolariteti

Bëni gargarë dy herë në ditë për 3 ditë me rradhë.

Lexoni këtu si të hiqni erën e hudhrës me ushqime.

Lëngu i freskët i hudhrës lufton mikrobet dhe bakteret./K.B

Të fundit

Rënia e inteligjencës/ A po harrojnë të rriturit si të lexojnë?

A jeni më i zgjuar se një dhjetëvjeçar? Të dhënat e reja tregojnë se një pjesë tronditëse e të...

Tre profesionet më të kërkuara në BE për vitin 2025

Profesioni më i kërkuar në BE në vitin 2025 do të jetë eksperti i inteligjencës artificiale, sipas parashikimeve të fundit nga ekspertët kryesorë të tregut...

2025 është një… budalla! (Por paraqet edhe shumë kuriozitete numerike)

Nëse keni dëgjuar se 2025 është një shesh i përsosur, urime : jeni të informuar, TikTokers dhe entuziastët e matematikës nga e gjithë bota na mundojnë me javë të...

Redukton oreksin dhe nxit humbjen e peshës, ja pija që duhet të konsumoni në mëngjes

Kjo pije ju ndihmon të hiqni më lehtë dhjamin e barkut dhe përvoja e përdoruesit thotë se është më efektive se çdo recetë tjetër...

A e takoi Parashqevi Simaku djalin e saj? Elton Ilirjani jep përgjigjen e shumëpritur

Rasti i Parashqevi Simakut, e cila jetonte e pastrehë në Nju Jork tronditi opinionin publik. Pas ndihmës së dhënë, kryesisht nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani,...

Lajme të tjera

Web TV