Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur për muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ku ka thënë që në Shqipëri gratë që diagnostikohen me këtë sëmundje janë fatkeqe, se aparaturat në spitale janë të prishura.
Berisha ka akuzuar Kryeministrin Rama dhe qeveritarët e tjerë që për shkak të vjedhjeve të tyre, grave nuk u ofrohet shërbimi i duhur.
“Muaji tetor quhet muaji roze, shoqëria ka detyrimin që rë krijojë kushtet e njël diagnoze sa me të shpejtë dhe të një mjekimi sa më dinjitioz. Për fatin e keq, në Shqipëri sot si në asnjë vend tjetër në Evropë, nënat, motrat e vajzat që sulmohen nga kjo sëmundje janë më fatkeqet se kudo tjtër. Vjedhja e fondeve publike, duke nisur nga Rama e qeveritarëve të tjerë ka bërë që aparaturat për diagnozën janë me difekte.”/ S.M