Sa do të përfitojë Shqipëria nga “Plani i Rritjes Ekonomike”?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Europian ka aprovuar një fond prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Planit të Rritjes Ekonomike. Mes vendeve që përfitojnë është edhe Shqipëria, duke plotësuar kushtet.

Më 16 tetor pritet të bëhet edhe ndarja e këtij fondi, ku sipas përllogaritjeve të përafërta Shqipëria pritet të përfitojë në total 922 milionë Euro, ndërsa si mjete “parafinancuese” 64.5 milionë. Më shumë fonde në rajon do të përfitojnë Bosnje-Hercegovina dhe Serbia.

Por, para se të bëhen këto pagesa, vendet përfituese duhet t’i nënshkruajnë marrëveshjet dhe t’i ratifikojnë ato në parlamentet e tyre kombëtare, sepse dy miliardë euro do të jenë para pa kthim, ndërsa të tjerat do të jenë kredi të favorshme, të cilat duhet të kthehen. Me këtë paketë, Bashkimi Europian synon të ndihmojë rritjen ekonomike në vendet e rajonit dhe, në këtë mënyrë, ta përshpejtojë procesin e integrimit të tyre europian.

Por janë disa detyra shtëpie që qeveria dhe biznesi duhet të realizojnë, si formalizimi i ekonomisë; lufta kundër korrupsionit; harmonizimi i kuadrit ligjor; zbatueshmëria e ligjit dhe riorganizimi i biznesit.

Por çelja e negociatave dhe rrugëtimi i Shqipërisë në realizimin e reformave do të ndihmohet me fonde nga Bashkimi Europian.

Sektorët që pritet të përfitojnë më shumë financime, për t’u rritur zhvilluar janë bujqësia, turizmi dhe tregtia.

Por si paraqiten marrëdhëniet ekonomike të Shqipërisë me Bashkimin Europian?

Vendi ynë realizon pjesën më të madhe të tregtisë dhe vendet europiane, pjesë e unionit, më saktësisht 57.8% të totalit të shkëmbimeve tregtare. 71% e eksporteve tona janë drejt tregjeve europiane, ndërsa ne importojmë nga Bashkimi Europian 51.4% të mallrave dhe produkteve që konsumojmë në vend./     S.M

Të fundit

Nuk ndalen ngjarjet kriminale në këtë fillim viti, breshëri plumbash edhe në Shkodër

Viti i Ri ka nisur me shumë ngjarje kriminale në vend. Në një lokal nate në Tiranë pati të shtëna,...

“Kjo për gjyshërit e mi”, Ilnisa pozon pa të brendshme, zbulon shalët, të pasmet dhe…

Ish-banorja e spektaklit televiziv "BBVA3", ka ngritur temperaturat në rrjetin social "Instagram". E veshur me një fustan të zi, pa të brendshme, ajo ka zbuluar...

Pas festës, sa gjatë mund ta ruani gjelin e detit dhe mishin në frigorifer?

Pas festës së Vitit të Ri ka shumë mundësi që ushqimet e mbetura nga festa, ende qëndrojnë në frigoriferin tuaj. Por, për sa kohë është...

Ekonomia e Shqipërisë në 10 vitet e fundit, si po performon krahasuar me vendet e tjera..

Komisioni Europian përmes analizës së të dhënave të fundit ekonomike ka vlerësuar ekonomitë e vendeve kandidate ku bën pjesë edhe Shqipëria. Turqia ka GDP-në më...

Viti i sfidave politike, në 11 maj Rama synon mandatin historik, Berisha kërkon rikthimin

Ne kalendarin e ngjarjeve politike për vitin 2025, data 11 maj është me e rëndësishmja pasi qytetaret shqiptaret do te vendosin se kush do...

Lajme të tjera

Web TV