Në periudhë karantine, çdokush mundohet të bëjë më të mirën për të bërë diçka ndryshe. Kështu ndodh edhe me personazhet VIP. Aktorja Catherine Zeta Jones ka vënë në provë dëshirën e saj për të kënduar. E izoluar në shtëpinë, në shoqërinë e bashkëshortit Michael Douglas, ka vënë veten në provë, live përpara ndjekësve, duke kënduar këngë të të ndjerit Elvis Presleyt.
Veshur me pizhama, 50 vjeçarja i ka ftuar fansat në koncertin live nga shtëpia e saj, nën muzikën e makinës së karaokes. Aktorja duket në super formë ndërsa prej ditësh tregon se në shtëpi nuk mendon aspak për veshjet, krehjen apo make-up, edhe pse çdo ditë është kujdesur për tu stërvitur. Rikthimi duhet ta gjejë në formë për rolin e radhës.