Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Balluku: Së shpejti nis ndërtimi i stacioneve të hekurudhës Tiranë – Rinas – Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kantierin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë – Rinas -Durrës, janë drejt përmbylljes punimet infrastrukturore. Tashmë ka mbërritur edhe makineria moderne, Tamping, përmes së cilës bëhet e mundur paketimit, shtypja e çakëllit përmes të cilave rritet qëndrueshmëria e binarëve. Po përmes kësaj makinerie bëhet e mundur korrigjimi i shtrirjes së shinave, për ti bërë ato paralele dhe në nivel, për një udhëtim sa më komod.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në zonën e Shkozetit, ku kalon ky projekt, ku u njoh nga afër me punimet dhe ecurinë e tyre. Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho sqaroi deri më tani janë realizuar afro 80% e punimeve ndërtimore civile, ndër puna po vijon.

“E rëndësishme është që në muajin nëntor nis puna për ndërtimin e stacioneve. Dhe aty do përqendrohen forcat në pjesën e kabinave të sinjalistikës dhe të telekomunikacionit për shkak e ky komponent ndërthuret me trasenë dhe komponentin e parë të ndërtimit të linjës me futjen e të gjithë sinjalistikës dhe telekomunikacionit në këto ndërtesa. Etapa tjetër është elektrifikimi”, tha Verdho.

Duke vlerësuar projektin, Balluku tha se është avancuar edhe me detajet e tjera që plotësojnë këtë vepër, siç është ngritja e stacioneve, ku në këtë linjë do të jenë 10 të tillë. “Kemi avancuar me një sërë komponentësh të projektit, sepse projekti i Tiranë-Rinas-Durrës ka disa komponentë. Nuk është thjesht traseja me të cilën po ecim me një shpejtësi të mirë, të qëndrueshme dhe të konsiderueshme. Rreth 80% e proceseve janë të bëra. Nga ana tjetër, jemi edhe duke avancuar me komponentët e tjerë siç është pjesa e stacioneve. Është mbyllur gara ndërkombëtare për stacionet, kemi tashmë një fitues. Hekurudha Shqiptare është në momentin kur po lidhet kontrata, po negociohet lidhja e kontratës dhe më pas nis menjëherë nga puna për ndërtimin e këtyre 10 stacioneve të cilat janë parashikuar në projektin origjinal të gjithë hekurudhës”, tha Balluku.

Lexo edhe :  GJKKO cakton sot gjyqtarin për dosjen e aferës 'Partizani'!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal më tej edhe tek projektet e tjera hekurudhore për të cilët do të nisë puna duke rijetësuar kështu një prej sektorëve të rëndësishëm të transportit.

“Në dhjetor kemi garën ndërkombëtare për elektrifikimin e hekurudhës dhe në ndërkohë kemi dhe komponentin e fundit i cili ka të bëjë me operimin e hekurudhave që është një komponent shumë i rëndësishëm, një komponent që po shkon me një studim të detajuar gjithashtu ndërkombëtar me mbështetjen e partnerëve tanë dhe që nga ana tjetër duke dizenjuar këtë komponent atëherë do të kemi një manual të qartë operimi për të gjithë hekurudhat e tjera për të cilat ne kemi aplikuar apo kemi fituar, siç është rasti i Vorë-Hani i Hotit që është projekti që do të fillojë menjëherë, domethënë tani duke pasur parasysh që i kemi mbyllur të gjitha proceset për atë hekurudhë dhe ndërkohë ne po presim miratimin për të gjitha pjesët e tjera që kemi aplikuar pranë WBIF, siç është Durrës-Rrogozhina apo më pas Rrogozhinë-Pogradeci, pra Korridori i VIII, që për ne është një nga segmentet më të rëndësishme pasi lidhet dhe me portin e ri të Durrësit”, nënvizoi Balluku.

120 km/h do të jetë shpejtësia e trenave që do të lëvizin përgjatë hekurudhës Tiranë-aeroporti “Nënë Tereza”-Durrës./   S.M

Të fundit

A do të bashkohen dot shqiptarët në një shtet të vetëm?

Nga Spartak Ngjela Po politika amerikane e di ndërkohe që bota shqiptare në Gadishullin Ilirik është forcë pro-amerikane që e...

La Nina mund të mbërrijë së shpejti/ Meteorologët paralajmërojnë dimër në…

Qendra e Parashikimit të Klimës së Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës thotë se ka një shans 60%, që një ngjarje e dobët La...

Presidenti i Bankës Botërore: Kreditorët duhet të falin borxhet e vendeve të varfra

Kreditorët duhet të falin më shumë borxhe ndaj vendeve të varfra që kanë probleme me pagesat, tha presidenti i Bankës Botërore Ajay Banga përpara...

Refuzimi i votimit elektronik, reagon ashpër Basha: U flak në plehra beteja e demokratëve

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj vendimit për të hequr votimin dhe numërimin elektronik, duke e quajtur atë një akt poshtërues...

GJKKO cakton datën e seancës paraprake për Sali Berishën

GJKKO ka caktuar datën e seancës paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie lidhur me aferën e dosjes “Partizani”. Burime...

Lajme të tjera

Web TV