Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë ditën e hënë
Burime bëjnë me dije se të hënën do të diskutohet për avancimin e aksionit opozitar, protestat dhe mosbindjen civile.
Pritet që në këtë mbledhje të merren vendime të rëndësishme.
Opozita ka paralajmëruar herë pas here përshkallëzimin e protestave dhe të mosbindjes civile.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se mosbindja civile do të jetë në 77 mënyra të ndryshme.
Pas mbledhjes së së hënës, pritet që PD të zbulojë më tepër detaje në lidhje me vijimin e aksionit të saj./ S.M