Eksperiencë e personalizuar, WhatsApp teston veçorinë e re me AI

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Versioni i fundit beta i WhatsApp për Android ka zbuluar se aplikacioni popullor i mesazheve po zhvillon një veçori të re për chatbotin e tij Meta AI.

Kjo veçori do të lejojë që AI të kujtojë detaje nga bisedat e kaluara, duke u ofruar përdoruesve një përvojë më të personalizuar.

Bëhet e ditur se Meta AI do të jetë në gjendje të kujtojë një sërë detajesh personale, duke përfshirë preferenca të ndryshme e ditëlindje, shkruajnë mediat e huaja.

Për më tepër, AI mund të kujtojë alergjitë dhe interesat personale, si librat e preferuar dhe dokumentarët.

Duke ruajtur këto informacione, Meta AI mund të ofrojë rekomandime, këshilla ose përgjigje që përputhen më shumë me preferencat dhe stilin e jetës së përdoruesit.
Për shembull, nëse përdoruesi kërkon rekomandime ushqimore, Meta AI do të shmangë sugjerimin e pjatave që përdoruesi ka treguar më parë se nuk i pëlqejnë. S.B

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV