Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Si do të blihen nga pronarët objektet pa leje të konfiskuara, zbardhen rregullat e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka përcaktuar rregullat e detajuara për shitjen me të drejtë parablerjeje të objekteve pa leje të konfiskuara me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit. Referuar vendimit i cili është botuar në Fletoren Zyrtare, procedura e shitjes së objekteve të konfiskuara fillon pas miratimit nga Komisioni i Objekteve të Konfiskuara të programit të shitjes, i cili, së bashku me dokumentacionin shoqërues, përcillet pranë ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronës. Vlera e objektit përcaktohet me ekspertë vlerësues të licencuar të pasurisë së paluajtshme, të caktuar nga ministri përgjegjës për administrimin e pronës shtetërore në urdhrin e vlerësimit të objektit të konfiskuar. Brenda një afati 30 ditor, ekspertët vlerësues, hartojnë raportin përfundimtar të vlerësimit, i cili përmban vlerën minimale të shitjes, dhe ia përcjellin ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore.

Shitja e objekteve të konfiskuara fillimisht u ofrohet subjekteve, që kanë të drejtën e parablerjes, pronari i truallit ose personat e tretë. Nëse subjektet nuk shprehin interes, të drejtën e parablerjes e ka zhvilluesi/ndërtuesi. Struktura përgjegjëse për shitjen e pronës pranë ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore njofton me shkrim, për të drejtën e parablerjes, subjektet në lidhje me ushtrimin e kësaj të drejte. Në rastin e pronarit të truallit dhe të personave të tretë, e drejta e parablerjes realizohet sipas marrëveshjes juridiko-civile të hartuar para noterit, të regjistruar në regjistrat përkatës në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, përpara datës së konstatimit të paligjshmërisë së ndërtimit, të vërtetuar me faturë të bankave të nivelit të dytë. Nëse personat e tretë nuk shfaqin interes për parablerjen, ata kompensohen për vlerën e paguar.

Kompensimi paguhet nga fondi i veçantë i objekteve të konfiskuara. Pagesa e vlerës së objektit kryhet brenda 30 ditëve nga konfirmimi me shkrim për ushtrimin e së drejtës së parablerjes, në të kundërt subjekti humbet të drejtën e blerjes së objektit të konfiskuar. Në rast se pronarët e truallit, personat e tretë apo zhvilluesi/ndërtuesi nuk ushtron të drejtën e parablerjes, shitja e objekteve të konfiskuara në tejkalim të lejes së ndërtimit do të kryhet në zbatim të kuadrit ligjor për ankandin publik. Kontrata e kalimit të pronësisë nënshkruhet para noterit, ku për pronarët e truallit dhe personat e tretë, nënshkruhet kontratë për transferimin e të drejtave dhe të detyrimeve; për zhvilluesin/ndërtuesin dhe ndaj blerësve sipas procedurës së ankandit, nënshkruhet kontratë e shitjes./   S.M

Të fundit

Mësoni të përdorni inteligjencën artificiale me fokus

Është revolucioni më i rëndësishëm teknologjik i epokës sonë , i cili mund të ndryshojë jetën tonë. Por a dimë ne...

“T’i rrisësh pa menduar pensionet si t’i hapësh gropën Shqipërisë”/Rama: Skema universale

Kreu i qeverisë, Edi Rama, shprehu pikëpamjet e tij lidhur me rritjen e pensioneve gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët. Ai theksoi se çdo kryeministër...

Teleskopi Euklidi: Në gjashtë vjet do të kemi historinë e 10 miliardë viteve të fundit

Euklidi, sateliti i teleskopit hapësinor të ESA-s, po krijon një hartë gjigante dhe shumë të detajuar të Universit. Për momentin Agjencia Evropiane e Hapësirës...

Rama-pensionistëve: Po përpiqen t’u manipulojnë me përralla

Kryeministri Edi Rama, Ministri Blendi Gonxhja dhe Ministri Petrit Malaj po zhvillojnë një bashkëbisedim me pensionistët në lidhje me skemën e pensioneve. Edi Rama: I...

Sa vite punë duhet që të dilni në pension? Zv.ministrja sqaron skemën

Për të marrë një pension minimal qytetarët duhet të kenë minimumi 15 vite punë, ndërsa që këtë pension ta marrin të plotë duhen plot...

Lajme të tjera

Web TV